1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kandiq: Dekorimi i Handkes është nisje e Iuftës në rajonit dhe neve që bartim turpin e mizorisë që kreu Serbia

Rekomandime

Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, Natasha Kandiq, ka reaguar pasi presidenti Aleksander Vuçiq ka dekoruar mohuesin e gjencidit dhe mbështetësin e Millosheviqit, Peter Handke me medaljen më të lartë shtetërore “ Urdhëri i Yllit të Karagjorgjit”.

- Advertisement -

Kandiq përmes një reagimi në Twitter ka thënë se Vuçiqi me atë gjest ka filluar një Iuftë kundër botës së civilizuar, fqinjëve dhe njerëzve në Serbi që mbajnë turpin e gjencidit të kryer nga Millosheviqi në vitet e 90-ta.

“Duke dekoruar me “Urdhrin e Yllit të Karagjorgjitit” Peter Handken, Presidenti i Serbisë, filloi luftën kundër botës së civilizuar, fqinjëve dhe secilit prej nesh në Serbi që mbajmë turpin e gjenocidit të kryer dhe kr.imeve masive të forcave serbe në Iuftërat e viteve 1990. Nuk ka asnjë dromcë shprese”, ka shkruar Kandiq.

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, para dy ditësh e ka dekoruar me medaljen më të lartë shtetërore “Urdhri i Yllit të Karagjorgjit” fituesin e çmimit Nobel për letërsi vitin e kaluar, Peter Handke, i cili i bëri apologjetikë Sllobodan Millosheviqit për krimet e kryera në Ballkan.

Vuçiq e falënderoi Handken për gjithçka që bëri për Serbinë, duke e konsideruar “zëdhënës” të tyre.

- Advertisement -

Në anën tjetër, asnjë zyrtar shtetëror i Kosovës nuk ka reaguar ndaj dekoratës që presidenti serb Aleksandër Vuçiq i ka bërë mbështetësit të Millosheviqit, shkrimtarit austriak, Peter Handke.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit