Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është krijuar një gjendje kaotike.
Të gjithë pasagjerët që kishin fluturimin në ora 18:50 të linjës Prishtinë – Basel janë detyruar të zbresin nga aeroplani.
Kështu ka thënë për Indeksonline një pasagjer në kushte anonimiteti.
Ai u shpreh se piloti iu tha se ka prishje të aeroplanit dhe kështu kanë zbritur të gjithë nga aeroplani.
“Temperatura në aeroplan derisa qendronim brenda ka qenë mbi 50 gradë celsius“, u shpreh ai.