2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kapen shitësi dhe blerësi i kapakëve të pusetave të vjedhura në një lagje të Gjakovës

Rekomandime

Policia ka arritur që ta arrestojë një person që vodhi pusetat në një rrugë në Gjakovë. Bashkë më të arrestoi edhe personin që i bleu ato.

Siç ka raportuar policia e Kosovës, fillimisht, një qytetarë është ka raportuar se kishte vërejtur se në lagjen e tyre mungojnë disa kapak të pusetave të ujërave atmosferike. Gjatë patrullimit, policia ka identifikuar edhe mungesën e puseteve përgjatë shëtitores së lumit Krena.

- Advertisement -

“Gjatë hetimeve është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili gjatë intervistimit ka deklaruar se pusetat që i kishte vjedhur i kishte shitur te hekurishtja me pronar mashkull kosovar. Lidhur me rastin është arrestuar edhe i dyshuari-pronari i hekurishtes si dhe provat janë konfiskuar”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës për 24 orët e fundit.

Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Rasti është proceduar për “vjedhje& blerje e sendit të përfituar nga kryerja e veprës penale”.

- Advertisement -

Lidhur më këtë rast ka reaguar edhe kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

“Në shëtitoren e lumit Krena gjatë ditës së djeshme është vërejtur mungesa e 48 grilave ujëmbledhëse. Falenderojmë Policinë e Kosovës, e cila në kohë rekord ka arritur të kap dëmtuesit e pronës publike. Vlera monetare mund të zëvendësohet, por asnjëherë dëmtimi që mund të pësojë qytetari i cili i shfrytëzon hapësirat publike. Karriga e dëmtuar përpos një imazhi të shëmtuar, ju bën që të mos e shijoni çlodhjen. Vjedhja e pusetes rrezikon jetën e secilit prej nesh. Dëmtimi i ndriçimit publik na krijon pasiguri. Individualisht nuk arrijmë të bëjmë asgjë! Kam dëshirë të ju njoftoj se Gjakova ka të vendosura numër të madh të kamerave publike, gjë që na rendit si qytetin më të sigurt në të gjithë vendin.Askush nuk do të tolerohet për dëmtimet e pronës publike. Qyteti na takon të gjithëve, andaj duhet të angazhohemi të gjithë për ruajtjen dhe sigurinë e tij”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit