Policia në Gjakovë ka arrestuar sot tre persona pasi ditë më parë një person kishte postuar në rrjetet sociale Tik-tok një foto personale me revole në dorë.
Policia ka ndaluar fillimisht personin P.L. (21), i cili ka deklaruar se arma i përket H.S. (25). Ky i fundit është shoqëruar në zyrat e stacionit policor, ku gjatë intervistimit ka deklaruar se armën e kishte shitur para disa muajve tek i dyshuari L.T. (41).
I njëjti është shoqëruar po ashtu në Stacionin policor dhe është intervistuar. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftim.