1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kapet në flagrancë zyrtari i ministrisë, kërkoi dhe pranoi mijëra euro nga dy biznese

Rekomandime

Zyrtari i një ministrie në Kosovë është kapur në flagrancë nga policia.

Siç njofton policia, transmeton Express, i njëjti ka kërkuar dhe pranuar ryshfet shumën e të hollave prej mijëra eurosh, nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga Ministria përkatëse.

- Advertisement -

I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sot me datë 11.01.2022, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Policinë e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore është realizuar një operacion me ç ‘rast është arrestuar ne flagrancë një person mashkull kosovar, i cili dyshohet se me pozitën që kishte në kuadër të një Ministrie të RKS-së, ka kërkuar dhe pranuar ryshfet shumën e të hollave prej mijëra eurosh, nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga Ministria përkatëse.

- Advertisement -

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti ndalohet për 48 orë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit