1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kapiteni danez kryen ‘detyrën’ e tij, ktheu Eriskenin në krah që të mos e përpijë gjuhën

Rekomandime

Një incident trishtues ka ndodhur në ndeshjen e grupit B në Kampionatin Evropian, mes Danimarkës dhe Finlandës. Kah fundi i pjesës së parë Christian Eriksen ka humbur ndjenjat në fushë. Por, i shpejtë ka qenë reagimi i kapitenit danez, Simon Kjær.

Kapiteni Kjær me të parë shembjen e Eriksenit në fushë nxitoi ta kthejë në krahë në mënyrë që lojtari të mos e përpijë gjuhën.

- Advertisement -

Me këtë gjest, kapiteni kreu “detyrën” e tij si lider i skuadrës edhe jashtë konturave të lojës.

E reagimet në rrjete sociale nga e gjithë bota kanë lavdëruar veprimin e kapitenit.

- Advertisement -

Eriksen ishte duke ecur teksa u rrëzua në fushë, dyshimet e para janë se mund të ketë pësuar sulm në zemër. Menjëherë ka reaguar stafi mjekësor i Danimarkës duke i dhënë ndihmën “ringjallje kardiopulmonare”.

Gjendja shëndetësore e mesfushorit ofanziv të kombëtares së Danimarkës është stabile, ka bërë të ditur UEFA.

- Advertisement -

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tyre zyrtare, ata kanë njoftuar për gjendjen e Eriksen, i cili pësoi sulm kardiak në fushë në fund të pjesës së parë, shkruan Gazeta Express.

“Lojtari është transferuar në spital dhe është stabilizuar”, thuhet ndër të tjera në postimin e UEFA.

Ata tutje kanë bërë me dije edhe se përfaqësuesit e kombëtares së Danimarkës dhe asaj të Novergjisë do të kenë një takim emergjent lidhur me ndeshjen.

Kah fundi i pjesës së parë Christian Eriksen humbi ndjenjat në fushë.

Ai ishte duke ecur teksa u rrëzua në fushë, dyshimet e para janë se mund të ketë pësuar sulm në zemër. Menjëherë ka reaguar stafi mjekësor i Danimarkës duke i dhënë ndihmën “ringjallje kardiopulmonare”.

Ndeshja fillimisht u ndërpre për më se 10 minuta dhe më pas u pezullua krejtësisht.

Më poshtë ju lëmë me disa fotografi të shkrepura në fushë nga ngjarja që trishtoi botën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit