1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kaq gjoba u shqiptuan nga 24 korriku, për mos-respektim të masave anti-COVID

Rekomandime

Kanë kaluar disa muaj prej kohës kur Kosova filloi të përballet me pandeminë COVID-19.

- Advertisement -

Si pasojë e përhapjes së madhe të këtij virusi, Qeveria e Kosovës ndërmori masa të shumta për të parandaluar rritjen edhe më të madhe të numrit të infektuarve dhe viktimave.

Kësisoj u vendos që maska të jetë obligative dhe të mos lejohet grumbullimi i shumë njerëzve në një vend të caktuar.

Që nga data 24 korrik, deri me datën 2 gusht për personat fizik janë shqiptuar 929 gjoba në nivel vendi.

- Advertisement -

Kjo u bë e ditur në një përgjigje të dhënë për Indeksonline nga zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi.

Thaçi bëri të ditur se për personat juridik vlera e gjobës së shqiptuar fillon nga 500 deri në 1 mijë euro, kurse gjobat e shqiptuara për personat fizik fillojnë nga 0 deri në 500 euro.

- Advertisement -

“Raporti zyrtar i Inspektoratit Sanitar të Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë nga data 24.07.2020 deri 02.08.2020.Gjatë kësaj periudhe kohore gjatë inspektimeve në teren janë gjetur në shkelje të masave të vendosura nga Qeveria e Republikës se Kosovës për luftimin e pandemisë COVID-19 gjithsej 96 persona juridikë, ku ndaj të gjithë shkelësve janë shqiptuar gjobat. Për persona fizik janë shqiptuar 929 gjoba. Këto janë shifrat e gjobave në nivel vendi”, deklaroi Thaçi.

Të pyetur se si po zhvillohet monitorimi i këtyre masave anti-COVID, zyrtari për informim në AVUK deklaroi se monitorimi dhe mbikëqyrja e zbatimit të masave është një sfidë komplekse dhe shumë dinamike.

“Numri i kufizuar i Inspektoratit Sanitar na sforcon qe inspektorët të jenë shumë të angazhuar. Puna e tyre fillon në orët e hershme të mëngjesit dhe vazhdon deri në orët e vona të natës. Inspektimet gjithmonë bëhen në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratet tjera. Është numër i madh i veprimeve rreth shumë aktiviteteve qe po mbulohen nga inspektorati ynë. Kontrolle në të gjitha vendet ku kërkohet, mbajtja e maskës, ruajtja e distancës dhe mbajtja e higjienës. Nxjerrja e vendimeve për Izolim të gjithë personave të prekur me COVID 19 ( ata qe rezultojnë pozitiv dhe raportohen nga IKSHP), pastaj lëshuarja e vendimeve për personat të cilët e kalojnë periudhën kohore të izolimit dhe vlerësohen si të shëruar. Mbikëqyrja e varrimeve të personave të vdekur nga COVID 19 , e vlerësuar si shumë e rëndësishme”, tha ai.

Gjithashtu u theksua se AVUK nga dita e rastit të parë të prekur me virusin COVID-19 është duke bërë përpjekje maksimale në parandalimin dhe luftimin e përhapjes së kësaj pandemie.

Ndër të tjerash u tha se të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë që iu janë dhënë, po bëhet më e mira e mundshme.

“Inspektorët janë duke gjetur kurajo në ndjenjën e tyre se tani është momenti për të mos kursyer asgjë vetëm e vetëm për të kontribuar, në ruajtje të jetës dhe shëndetit të qytetarëve”, theksoi Lamir Thaçi.

Numri i të infektuarve me COVID-19 për momentin është 9 mijë e 492 persona, 284 të vdekur dhe 5 mijë e 346 persona të shëruar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit