0.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kaq u paguan për punën e tyre dy vjeçare koordinatorët nacionalë të Haradinajt

Rekomandime

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri Kurti shfuqizoi disa nga vendimet që ishin marrë nga ish- kryeministri Ramush Haradinaj.

- Advertisement -

Përveç shfuqizimit të vendimit për rritjen e pagave dhe vendimit për përfitimet financiare të kabinetit qeveritar pas mandatit, Qeveria Kurti mori vendim edhe për shkarkimin e koordinatorëve nacionalë, tre nga të cilët ishin emëruar në vitin 2018, ndërsa një vitin e kaluar.

Koordinatorët e emëruar nga Haradinaj, kanë pasur pagë mujore prej 2000 euro.

Sipas një përgjigjeje që IndeksOnline ka marrë nga Zyra për Komunikim me Publik e Kryeministrit, bëhet e ditur edhe shuma që këta koordinatorë kanë marrë për detyrën që kanë kryer gjatë emërimit të tyre deri në janar të këtij viti.

- Advertisement -

1. z. Besnik Tahiri, Koordinator Nacional për Reforma Shtetërore, i emëruar më 16/03/2018 ka realizuar pagën mujore bruto 2.000€ (Totali nga periudha e emërimit deri janar 2020 është 45.247,50€ Bruto )

2. z. Rexhep Hoti, Koordinator Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, i emëruar me 29/05/2018 ka realizuar pagën mujore bruto 2.000€ (Totali nga periudha e emërimit deri janar 2020 është 45.341.76€ Bruto )

- Advertisement -

3. z. Mendim Rugova , Koordinator Nacional për Ndryshime Klimatike dhe Çështje të Ambientit, i emëruar me 29/05/2018 ka realizuar pagën mujore bruto 2.000€ (Totali nga periudha e emërimit deri janar 2020 është 40.359.50 € Bruto )

4. z. Fatos Makolli, Koordinator Nacional kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Terrorizmit, i emëruar me 12/02/2019 ka realizuar pagën mujore bruto 2.000€ (Totali nga periudha e emërimit deri janar 2020 është 17.765.00 € Bruto ).

Kujtojmë që, pas këtij vendimi nga Qeveria Kurti ka reaguar edhe ish-kryeministri Haradinaj.

Ai ka thënë që brenda vetëm një javë qeverisëse, u vendos një standard i ri i rrezikshëm dhe jodemokratik i mosrespektimit të Gjykatës Kushtetuese si autoritet përfundimtar i përcaktimit të përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit