Esmir Kasin, ishte kandidati i vetëm i pavarur që garoj për deputet në këto zgjedhje.
29-vjeçari nga Prizreni, që i takon komunitetit boshnjak, gjatë fushatës kishte thënë se gjendja jo e mirë në vend, e veçmas te boshnjakët, e ka shtyrë që t’i hyjë garës si kandidat i pavarur për deputet.
Pvarësisht kësaj, Esmir Kasi, nga rezultatet e zgjedhjeve të djeshme shihet se nuk ka arritur të mbledh shumë vota për ta zën një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Sipas rezultateve të cilat po dalin nga numri i mbi 96 për qind të votave, Kasin ka marrë vetëm 540 vota.