2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kastrati: 2800 shqiptarë Iuftuan për pavarësinë e Kroacisë, normale pritjet për garanci për luftëtarët e UÇK-së

Rekomandime

Ish-eprori i UÇK-së, Kadri Kastrati, ka thënë se janë normale pritjet që Kroacia të ofronte garancë në mbrojtje të ish-Iuftëtarëve të UÇK-së që gjenden në Hagë, pasi dhe vet shqiptarët ishin ata që morën pjesë në Iuftën për çlirimin e Kroacisë.

Kastrati tha se ishin 2800 shqiptarë që Iuftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kroacisë, ku 87 prej tyre humbën jetën, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -

”Kam qenë në kontakte të vazhdueshme dhe me miq të tjerë me Ambasadën Kroate këtu në Prishtinë, dhe asnjëherë nuk është thënë se Republika e Kroacisë zyrtarisht apo presidenti i saj ka garantuar për Iuftëtarët që janë në Hagë”.

”Kryetari i Unionit të Shqiptarëve, Çollaku dhe Kaçinari, kanë dërguar një letër zyrtarisht në emër të komunitetit shqiptar në Kroaci, edhe Presidentit, edhe Parlamentit, edhe Kryeministrit që Republika e Kroacisë të bëjë maksimumin e vet, të japë përvojën e saj që e kanë jashtëzakonisht të madhe, dhe të mbështes miqtë e tyre në këtë rast shqiptarët, apo Iuftëtarët e UÇK-së, të cilët gjenden në Hagë”.

”Kjo ka qenë ajo zyrtare që është bërë në relacion të Komuniteti Shqiptar – Republika e Kroacisë”.

- Advertisement -

”Kurse anasjelltas asnjë dokument, asnjë deklarim zyrtar nuk është dal deri më tani përveç kësaj që është demantuar nuk ka se Republika e Kroacisë, do të garantojë dhe mbështes një kërkesë të tillë”.

”Bindja është shumë normale. 2800 shqiptarë kanë Iuftuar për lirinë dhe Pavarësinë e Republikës së Kroacisë. 87 prej tyre kanë humbur jetën atje në Kroaci. Një prej tyre jam edhe unë që kam Iuftuar që prej ditës së parë”.

- Advertisement -

Lidhur me këtë Kastrati pohon se shqiptarët ishin komuniteti më i madh jokroat që Iuftuan për çlirimin e Kroacisë, njofton Klan Kosova.

”Shqiptarët janë komuniteti më i madh jokroat që ka marrë pjesë në Iuftën e Kroacisë për çlirimin dhe pavarësinë e Kroacisë. Dhe është normale që Republika e Kroacisë t’i dalë në ndihmë Iuftëtarëve të UÇK-së”.

”Ne kemi pasur armikun e përbashkët, jemi vëllezër pushke siç thonë në gjuhën ushtarake, dhe është shumë normale që ne e kemi pritur si komunitet shqiptar që presidenti dhe parlamenti që është organi më i lartë në Kroaci sikur në Kosovë, që të dalë me një deklaratë apo garancion, që është e gatshme të garantojë për Iuftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit