0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kastrati: Filipoviq është pastrues shkolle, emërimi i tij është rezultat i pazarit të VV-së me Listën Serbe në Kamenicë

Rekomandime

Ish-kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, thotë se zgjedhja e Dalibor Filipoviqit në postin e nënkryetarit të Kamenicës është pazar i Rahimajt të Vetëvendosjes me Listën Serbe për pushtetin që ua ka premtuar. Kastrati në një prononcim për Gazetën Express tha se Filipoviq ka bindje kundër komunitetit shqiptar dhe kategorive që kanë pësuar nga Iufta e për më tepër s’ka kualifikim pasi punon si pastrues në një shkollë në Kamenicë.

Kastrati u shpreh se në parim është pro zgjedhjes së një serbi për nënkryetar të Kamenicës përderisa ka qytetarë serbë që jetojnë atje, por jo edhe personi që e ka emëruar Rahimaj.

- Advertisement -

Kryetari i Kamenicës nga radhët e Vetëvendosjes, Kadri Rahimaj, ka konfirmuar sot për Gazetën Express se ka propozuar Dalibor Filipoviqin për nënkryetar të komunës dhe i njëjti është votuar në Kuvendin Komunal. Filipoviq kishte shprehur admirim për ish-ministrin Jabllanoviq, kur ky i fundit ishte shkarkuar përshkak se i kishte quajtur “egërsira” nënat gjakovare.

Ish-kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati tha se propozimi i Filipoviqit dhe votimi në Kuvend nënkupton se ai është zgjedhë si nënkryetar.

“Me sa e di e ka votu kuvendi komunal, kryetari e ka propozu një gjë të tillë tash veç ka mbet me u konfirmu ligjshmëria por nënkupton që ai veç është zgjedh. Në parim unë mendoj se është mirë me pasë nënkryetar serb përderisa në komunën e Kamenicës ka qytetarë serbë, por duke e pasë parasysh çfarë bindje dhe çfarë mendimesh ka për komunitetin shqiptar dhe në veçanti për kategoritë që kanë pësu prej Iuftës dhe ende i kanë plagët e hapura dhe duke pasë parasysh kualifikimin e zotëriut në fjalë i cili punon në një shkollë në Kamenicë vetëm si pastrues mendoj se përkundrazi kjo më shumë bën dëm sesa dobi”, tha Kastrati për Express.

- Advertisement -

Anëtari i PSD-së, tha poashtu se propozimi i Filipoviq për nënkryetar nga ana e Rahimajt është pjesë e pazareve me Listën Serbe dhe premtimet për pushtet ndaj Listës Serbe tani është duke ia realizu.

“Emërimi i tij është bërë për arsye të pazareve dhe marrëveshjeve që kanë bërë me Listën Serbe gjatë fushatës zgjedhore dhe janë duke ja dhënë pushtetin që ja kanë premtu, por kjo ka me qenë e dëshme në avancimin e bashkëjetesës përshkak të bindjeve të zotërisë në fjalë dhe përshkak të dijeve, njohurive e botëkuptimeve që i ka”, tha Kastrati.

- Advertisement -
Paga e Dalibor Filipoviq që e merr si pastrues shkolle

Dalibor Filipoviq në disa postime në Facebook e kishte mbështetur ish-ministrin për Kthim dhe Komunitete Aleksander Jabllanoviq për fyerje që i kishte bërë ndaj nënave gjakovare duke thënë se nuk ka qenë gabim nëse i ka quajtur “egërsira”.

Për termin që ka përdorur Jabllanoviq ndaj nënave gjakovare ai ishte shkarkuar nga posti i ministrit pas presioneve dhe protestave.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit