Lirim Kastrati ka gjetur përsëri rrugën e golit. Ylli kosovar, është aktivizuar nga minuta e parë në ndeshjen NK Lokomotiva – HNK Gorica, dhe besimin e trajnerin e ka justifikuar qysh në pjesën e parë.
Ishte minuta e 40-të kur Kastrati shënoi golin e parë në këtë takim, për epërsinë 1:0 të Lokomotivës.
Golin e dytë e shënoi anëtari i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni. Goli i Kastratit shkoi si dedikim për viktimat dhe të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.