1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Katër mesazhet e marrëveshjes Kosovë-Serbi/ Tha se refuzon ta bëj, por ja çfarë pranoi sot Vuçiqi

Rekomandime

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha përmes një postimi në facebook ka komentuar marrëveshjen e arritur në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

Shasha ka treguar katër mesazhet, që sipas tij dalin nga arritja e marrëveshjes.

“Vlera më e madhe e vendimit të Qeverisë për reciprocitetin është rikthim i vëmendjes së komunitetit ndërkombëtar për zgjidhjen e status-quos në mes Kosovës dhe Serbisë. Pra këto ditë, me çështjet e pazgjidhura në mes Kosovës dhe Serbisë u murr i giithë komuniteti ndërkombëtar. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s personalisht u përfshi në procesin e normalizimit të marrëdhënieve, ndërsa Përfaqësuesi Special i SHBA-ve fluturoj nga Uashingtoni për tu siguru se do ketë marrëveshje sot”, ka shkruar ndër tjerash Shasha.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Tani që të gjithë e lavdërojmë arritjen e marrëveshjes e kuptojmë edhe një gjë: dialogu nuk është i dëmshëm. Nuk ka dialog të mirë, ose dialog të keq. Ka negociata të mira dhe negociata të këqija.

Katër mesazhe nga arritja e marrëveshjes:

- Advertisement -

1. Barazi, pas 10 vitesh pabarazie.

2. Reciprocitet: po, por të arsyeshëm. Reciprocitetin duhet përdorur si gjilponën, jo si shpatë. Me fjalë te tjera, Serbisë i përgjigjemi me të njëjtën monedhë, por jo më shumë. Arsyeja pse reciprociteti për targa ka funksionuar, e reciprociteti me tarifë 100% jo, është sepse e para ka qenë mase proporcionale dhe e arsyeshme, ndërsa e dyta masë joproporcionale dhe e paarsyeshme.

3. Vuciqi ka thënë se refuzoj çdo marrëveshje pa u tërheq paraprakisht ROSU nga veriu. Arsyetimi i tij ishte se nuk mund të negociohet nën “tymin e pushkëve”. Sot ai pranoj marrëveshjen, pa tërheqje paraprake ROSU-së dhe nën “tymin e pushkëve”. Pra, përdorimi i arsyeshëm i forcës është pranuar nga komuniteti ndërkombëtar si standard në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

4. Vlera më e madhe e vendimit të Qeverisë për reciprocitetin është rikthim i vëmendjes së komunitetit ndërkombëtar për zgjidhjen e status-quos në mes Kosovës dhe Serbisë. Pra këto ditë, me çështjet e pazgjidhura në mes Kosovës dhe Serbisë u murr i gjithë komuniteti ndërkombëtar. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s personalisht u përfshi në procesin e normalizimit të marrëdhënieve, ndërsa Përfaqësuesi Special i SHBA-ve fluturoj nga Uashingtoni për tu siguru se do ketë marrëveshje sot. Tani, pas përfundimit të proceseve zgjedhore në Kosovë dhe Serbi ky momentum duhet mbështetur dhe shfrytëzuar për marrëveshjen përfundimtare ligjërisht të obligueshme në mes dy vendeve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit