Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), ka njoftuar se ka mobilizuar ekipet për të rikthyer energjinë elektrike në zonat ku si pasojë e mbingarkesës ka pasur prishje.
Kështu u bë e ditur përmes një postimi në Facebook.
“Ekipet tona në terren janë duke bërë përpjekje maksimale që sa më shpejt që është e mundur të rikthejnë furnizimin me energji për zonat që janë afektuar me ndërprerje të energjisë si pasojë e mbingarkesave. Aktualisht, njëra ekip gjendet në rrugën Bajram Kelmendi, ku po bëjnë sanimin e dëmit në kabllon nëntokësore e cila furnizon një pjesë të lagjes Parku, një pjesë të lagjes 4 llullat dhe një pjesë të lagjes së Muhaxherëve”, thuhet në njoftim.