1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

KEDS me rrjet modern në lagjen Qafa

Rekomandime

KEDS po investon fuqishëm edhe në lagjen Qafa të Prishtinës. Mbi 2 mijë konsumatorë të kësaj lagje, duke përfshirë edhe dhjetëra biznese do të kenë rrjet kompatibil me rrjetet më të avancuara evropiane dhe furnizim shumë më cilësor të energjisë elektrike.

- Advertisement -

Rrjeti i instaluar aty dekada më parë pothuajse ka përfunduar jetëgjatësinë e tij. Me rritjen e numrit të banorëve në këtë lagje është rritur edhe kërkesa për energji elektrike. Mbingarkesat në rrjet të cilat shkaktonin në të kaluarën ndërprerje po eliminohen tërësisht. Stabilimentet e vjetra që nuk i përshtaten teknologjisë së re energjetike, po zëvendësohen tërësisht me të reja.

KEDS në lagje Qafa, po zëvendëson edhe transformatorët, po ndërton rrjet të ri të tensionit të mesëm dhe po ngritë kapacitetet e furnizimit me energji elektrike. Kësisoj po krijohen linja alternative, që nënkupton se nëse një dalje ka prishje, menjëherë furnizimi kalon në daljen alternative dhe konsumatori nuk ballafaqohet me mungesë të energjisë.

Investimet e KEDS në Prishtinë për sivjet kapin shifrën e 17 milion eurove. Në këto projekte janë të angazhuar mbi 800 punëtorë, të cilët po bëjnë maksimumin që ndalesat e energjisë elektrike të jenë sa më të rralla në mënyrë që këto punime të kenë ndikim minimal në aktivitetet ditore të qytetarëve. Përmes këtij investimi, KEDS do të ofrojë shërbime moderne dhe të kualitetit më të lartë për konsumatorët e kryeqytetit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit