2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

KEDS tregon si do të jetë furnizimi me ftohjen e kohës

Rekomandime

Përkundër krizës pandemike që ka kapluar edhe Kosovën këto javë, KEDS dhe KESCO janë duke ofruar furnizim pa ndërprerje me energji elektrike. Por, me përhapjen e Coronavirusit dhe karantinimin e popullatës kerkesa për furnizim me energji elektrike ka pësuar ndryshime të mëdha. Kjo, pasi ka rënë kërkesa nga konsumatorët komercial, pra ekonomia dhe është rritur më 15 për qind për konsumatorët e amvisërisë. Një rritje tjetër, edhe më e madhe pritet të ndodhë nga e diela, kur parashihet të bijnë drastikisht temperaturat dhe të përkeqësohen kushtet atmosferike, përkatësisht të këtë edhe reshje bore. 

- Advertisement -

 

KEDS dhe KESCO janë të përgatitur maksimalisht ta evitojnë secilën situatë. Ekipet tona janë të gatshme, sikurse edhe makineritë përkatëse.

 

- Advertisement -

KEDS ka marrë masa preventive, duke bërë mirëmbajtje të vazhdueshme dhe duke investuar fuqishëm në rrjetin distributiv që e kishte trashëguar në gjendje jo të mirë, duke e rinuar komplet në qindra lokalitete. Si rrjedhojë, sot gjendja është dukshëm e përmirësuar. Por, në shumë vendbanime, me ftohjen e kohës qytetarët po ngrohen njëherësh të gjithë me energji elektrike.

 

- Advertisement -

Konsumatorët duhet të kenë kujdes të shtuar në shpenzimin e energjisë elektrike, pasi me ftohjen e kohës gjatë kohëve të fundit janë krijuar mbingarkesa që kanë dërguar deri në tejxehje të aseteve, që për pasojë kanë pasur mosfunksionimin e sistemit për pjesët e afektuara.

 

 

Në këto rrethana, duke e marrë parasysh edhe faktin e domosdoshmërisë së furnizimit me energji eleketrike në këtë kohë pandemike, KEDS lut të gjithë konsumatorët, që të kenë kujdes maksimal në shfrytëzimin e energjisë elektrike, duke e përdorur atë në mënyrën më eficiente të mundshme dhe duke e kursyer atë, sidomos aty ku kanë mundësi ta bëjnë këtë. Kjo do të lehtësonte shumë barrën e KEDS-it dhe KESCO-s për ofrimin e shërbimeve sa më kualitative dhe të vazhdueshme. 

 

Për cdo situatë të pazakontë që mund të shkaktohet në ndonjë lokalitet të caktuar nga faktorët atmosferikë, KEDS lut të gjithë qytetarët që të lajmërojnë menjëherë kompaninë në numrin pa pagesë 0800 791 00, ose në forma elektronike, sidomos përmes rrjeteve sociale. Ekipet do të paraqiten menjëherë në sanimin e secilës prishje eventuale nga faktorët e rënduar atmosferikë. 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit