2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

KEK që tri ditë ka mbyllur filterin, po helmon Obiliqin me rrethinë, reagon fort kryetariëm

Rekomandime

Sot për të tretë ditë me radhë është parë duke dalë tym i zi nga oxhaku i termocentralit Kosova A, përkatësisht blloku i 4 i saj, gjë që ka shqetësuar qytetarët.

- Advertisement -

Megjithatë sipas kryetarit të Komunës se Obiliqit Xhafer Gashi, një gjë e tillë nuk është e re për banorët e kësaj ane.

“Nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë. Sot ndoshta është vërejtur për shkak të erërave, mirëpo në vazhdimisht përballemi me probleme të shumta. Ka zhurma të vazhdueshme, ambienti është duke u dëmtuar”.

Sipas KEK-ut tymi i zi është rezultat i kthimit në prodhim të blloqeve, por për një gjë të tillë nuk ishte informuar Gashi.

- Advertisement -

“Ne e kemi Drejtorinë e Ambientit që trajton probleme të natyrës së tillë. As aty as, as në email-in tim nuk kemi pranuar ndonjë informacion”.

“Janë njerëz shumë të papërgjegjshëm. Në këtë drejtim nuk janë duke respektuar Ligjin për Obiliqin”.

- Advertisement -

“Derisa KEK-u nuk bindet që ligjet e Kosovës duhet të implementohen, po i shkaktohen kaq shumë dëme qytetarëve janë kaq të papërgjegjshëm, mirëpo ankesat po hasin në vesh të shurdhër”, tha kreu i Obiliqit.

Gashi gjithashtu tha se vazhdimisht kanë dërguar ankesa lidhur me problemet me te cilat përballen banorët e Obiliqit, i kanë shkruar edhe menaxhmentit, po nuk kanë marrë përgjigje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit