-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kelmendi: Liderët serbë janë fshehur nga gjykimi i Hagës, ndërsa kosovarët gjithmonë të gatshëm për t’u përballur me drejtësinë

Rekomandime

Adriatik Kelmendi ka shkruar rreth trajtimit të paparabartë që po i bëhet Kosovës karshi Serbisë.

- Advertisement -

Kelmendi në Twitter ka shkruar për diskriminimn e Kosovës dhe trajtimin e pabarbatë që po i bëhet Kosovës karshi Serbisë nga bashkësia ndërkombëtare, konkretisht Bashkimi Europian. Ai ka treguar rastet kur liderët serb të cilët kanë qenë të ivolvuar direkt në luftërat e Ballkanit dhe fajtorë për gjenocidin në Bosnje dhe Kosovë.

Kelmendi ka thënë se, Mladic për vite të tëra ishte fshehur nga drejtësia, dërsa Radovan Karadžic i cili gjithashtu ishte në kërkim nga Gjykata e e Tribunalit të Kombeve të Bashkuara të Hagës, kishte ndryshuar identitet, e për shumë vite i kishte ikur drejtësisë.

Ndërsa Sllobodan Millosevic, i cili ndryshe njihet edhe si ‘Kasapi i Ballkanit’, kur i ishte dërguar ftesa për në Hagë ai ishte barrikadua brenda shtëpisë së tij. Ndërsa, kur bëhet fjalë për të akuzuarit nga Kosova të gjithë deri me tani kanë bashkëpunuar me drejtësinë ndërkombëtare, konkretisht Tribunalin e Hagës.

- Advertisement -

Ai ka theksuar se Haradinaj ishte dorëzuhar dy herë sapo kishte marrë ftesë nga Tribunali i Hagës. Gjithashtu edhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kishte pranuar në mënyrë vullnetar të përballet në Tribunalin e Hagës për krime lufte. Ndërsa, i fundit që po tregohet i gatshëm të bashkpunojë me drejtësinë ndërkombëtare është Presiedenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaçi në një paraqitje dje para publikut ka thënë se në momentin që aktakuza vertetohet, do të jap dorëheqje nga posti i presidkentit.

- Advertisement -

Ky është shkrimi i tij:

Dallimi ?! Mladić ishte për vite të tëra i fshehur Karadžić ndryshoi identitetin e tij Milosević u barrikadua brenda shtëpisë Haradinaj u kthye në dy herë Limaj u kthye brenda Thaçi premtoi të jepte dorëheqjen dhe bashkëpunimin #Serbia kandidate e BE #Kosovo vetëm vendi mbeti jashtë Shengenit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit