1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kelmendi: Pesë shtetet e BE-së ta dëbojnë Rusinë nga Ballkani dhe ta njohin Kosovën

Rekomandime

Gazetari Adriatik Kelmendi, ka thënë se pesë shtetet e BE-së duhet të reagojnë tash për ta dëbuar Rusinë nga Ballkani.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se vetëm Serbia është rreshtuar pro Rusisë dhe kjo do të duhej të shërbente për BE-në dhe SHBA-të për të ditur se cila është Serbia e vërtetë.

- Advertisement -

Po ashtu, ai ka thënë se pesë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën do të duhej t’i hiqnin dilemat dhe ta bëjnë atë dhe me njohjen dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO, do të kompletohet platoja e sigurisë në rajon dhe izolohet aleati i vetëm i Rusisë në Ballkan.

Postimi i tij i plotë:

Pesë shtetet e BE-së duhet të reagojnë tash për ta dëbuar Rusinë nga Ballkani.

- Advertisement -

Tashmë është e qartë se i vetmi shtet i cili është rreshtuar me Rusinë në këtë pjesë të Evropës është Serbia. Mjafton të shihen ballinat e të përditshmeve beogradase dhe aty shpërfaqet në mënyrë agresive mbështetja për Rusinë dhe kundërshtimi i politikës demokratike perëndimore. Dorën në zemër as partitë në pushtet dhe ato opozitare nuk po lodhen ta maskojnë këtë mbështetje.

Ky çast do të duhej të shërbente si këndellje e Brukselit dhe Washingtonit se cila është Serbia e vërtetë dhe se e ka farsë rreshtimin me vlerat perëndimore.

- Advertisement -

Gjithashtu, pesë shtetet e BE-së të cilat kanë pasur dilema për njohjen e pavarësisë së Kosovës, tash do të duhej t’i hiqnin ato.

Duke e mbajtur ambiguitetin e statusit të Serbisë në Kosovë, këto shtete e rrezikojnë rajonin, duke i lënë një derë të hapur Rusisë që të ndikojë.

Me njohjen e Kosovës, dhe anëtarësimin e saj në NATO, kompletohet platoja e sigurisë në rajon dhe izolohet aleati i vetëm i Rusisë në Ballkan.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit