4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Kelmendi: VV-ja si opozitë ka mbështetur qeverinë kundër “Ezanit”, tani le ta voton ligjin qeverisë për Rimëkëmbjen ekonomike

Rekomandime

Kryetari i partisë “Fjala”, Gezim Kelmendi përmes një deklarate, u ka thënë partive opozitare, PDK dhe Vetëvendosje se duhet t’i lënë anash inatet politike dhe duhet ta votojnë ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

- Advertisement -

“Populli i izoluar me shkallë të lartë të papunësisë dhe varfërisë, ndërsa në seanca prej 120 deputetëve sa janë, vetëm 30-40 prej tyre marrin pjesë. E paga deputetit është 8 herë ma e madhe se paga mesatare në Kosovë. Kjo nuk është as etike as njerëzore”, thuhet në deklaratën e Kelmendit.

Ai ka përmendur se edhe në të kaluarën partitë politike në opozitë kanë votuar ligjet e qeverisë.

“Me 2014, VV-ja kishte votuar ligjin kundër “Ezanit”, ligj ky i sponzoruar nga qeveria e PDK-së. Pra nëse VV-ja si opozitë ka mbështetur qeverinë kundër “Ezanit”, edhe tani VV-ja le ta voton ligjin e qeverisë për Rimëkëmbjen ekonomike”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Gëzim Kelmendit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit