4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Këngëtari i bendit Jericho i del në mbrojtje agresionit turk ndaj kurdëve

Rekomandime

Petrit Çarkaxhiu, solisti i rok-bendit “Jericho”, i ka dalë në mbrojtje agresionit turk ndaj popullit kurd në Siri.

Përmes një shkrimi në Facebook, Çarkaxhiu ka mbrojtur agresionin e Republikës së Turqisë ndaj kurdëve në Siri, teksa ka fajësuar propagandën e mediave jo-turke në lidhje me luftën në Siri.

“Mos mujshit me dal me pa dynjen, t’pakten lexoni najhere se s’ju bon zarar! Po edhe kur t’lexoni e doni me kriju opinon merrni t’pakten 4-5 burime te ndryshme kontradiktore me njona tjetren, qofte ajo liber, artikull apo shkrim akademik”, ka shkruar Çarkaxhiu.

- Advertisement -

Sipas Çarkaxhiut, për të kuptuar kontekstin e luftës së Turqisë ndaj popullit kurd, duhen njohuri rreth historisë.

“Ni popull sun e kuptoni pa ia ni eren e drrasave n’shpajz … po nese smundeni me ardhe deri qaty, atehere te pakten lexoja poezite, ngoja muziken, kqyrja vallen, shijoja humorin, ndigjoja me vemendje muzikalitetin e gjuhes, bashkendje me vajtimin e tyne, lexoja historine, lexoja shume shume historine, medito n’lidhje me besimin e tyne edhe menyren e tyne te besumit”, ka shkruar Çarkaxhiu.

Ai ka thënë se “kontekstet politike n’vende t’ndryshme t’botes ndryshe nuk kuptohen! Edhe po … jane te randsishme sepse gjithcka n’kete bote eshte e nderlidhun edhe e ka zingjirin e vet te reagimit, qashtu qysh fabrika e naj mega korporate n’Kore ka ndikim ne t’ftoftin e pinguinave n’pol t’jugut”.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit