Këngëtarja e njohur, Miley Cyrus u përball me një situatë të sikletshme teksa performonte në specialen e saj të Vitit të Ri në NBC, të titulluar Miley’s New Year’s Eve Party.
Këngëtarja 29-vjeçare shquhet për paraqitjet e saj provokuese, por këtë herë, pa qëllim “shokoi” fansat e saj.
Ylli i muzikës pop po performonte hitin e saj, Party In The USA, kur lidhëset e bluzës që mbante veshur papritur u zbërthyen.
29-vjeçarja u detyrua të largohej nga skena në mes të këngës për t’u kthyer më pas me një xhaketë të kuqe.
“Tashmë të gjithë po më shikojnë patjetër. Kam vëmendjen tuaj”, tha ajo duke qeshur.