3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Kërcënimi i Gjuriq para takimit në Uashington: Serbia nuk toleron diktat

Rekomandime

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq deklaroi sot se delegacioni serb, i udhëhequr nga presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq, do të veprojë me përgjegjësi në takimin në Uashington dhe me dëshirën për të përmirësuar çështjet ekonomike midis Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas tij, Serbia nuk do të tolerojë diktat dhe zgjidhje të pafavorshme.

- Advertisement -

Gjuriq theksoi mes tjerash se Beogradi do të fliste në bisedimet në Washington me vetëdijen për rëndësinë e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, raporton Tanju.

Siç tha ai, në këto bisedime Beogradi do ta theksojë rëndësinë që administrata e presidentit amerikan Donald Trump të hapë mundësinë që raportet mes Kosovës dhe Serbisë të zgjidhen përmes dialogut.

Takimi mes Kosovës dhe Serbisë në Washington është paralajmëruar të mbahet më 4 shtator./kk/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit