1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Kërcënimi” i radhës për Qeverinē: Policët kërkojnë ngritje pagash

Rekomandime

Sindikata e Policisë së Kosovës ka kërkuar nga krerët e shtetit që të marrin parasysh kërkesat e policëve për ngritje të pagës, për pagesën e shujtës, pagesën e ndërrimit të natës e pagesën e orëve shtesë, duke paralajmëruar se nuk përjashton asnjë veprim për shprehjen e pakënaqësive.Përmes një njoftimi për media, SPK-ja ka bërë të ditur se sot u ka dërguar zëvendëskryeministrit Besnik Tahiri, ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, dhe drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj, një kërkesë urgjente “që të rishikohen edhe njëherë kërkesa e Policisë, të cilat edhe pse është premtuar se do të realizohen, nuk janë realizuar”.“Ngritja e pagës për punonjësit e Policisë së Kosovës (të gjitha kategoritë), pagesë për shujtën (ushqimore), pagesa e ndërrimit të natës në mënyrë të dinjitetshme, pako emergjente gjatë kësaj kohe sikurse për punonjësit e shëndetësisë, orët shtesë nuk paguhen me rregull”, janë kërkesa që kjo Sindikatë u ka dërguar sot tre krerëve të institucioneve.

- Advertisement -

“Sindikata e Policisë së Kosovës që nga fillimi është përkushtuar për mirëqenien e anëtarëve të PK-ës, dhe atë duke kërkuar që të ngrihet mirëqenia dhe dinjiteti i policit. Edhe pse kishte mirëkuptim në disa raste për mos më thënë pak, ne nuk jemi ndal në asnjë kohë. Qeveritë e kaluara kanë bërë diçka, por jo thelbësisht në shumë kërkesa tona sikur ishin; sigurimin shëndetësor dhe aksidental, mosrealizimi i kontratës kolektive që ngërthen në vete edhe shumë benefite për Policinë e Kosovës, pensionimi i parakohshëm etj.”, thuhet në letrën e Sindikatës.

Kjo sindikatë ka kujtuar edhe për rreziqet me të cilat përballen policët, ndërsa ka shtuar se orari i zgjatur për shkak të pandemisë ka shtuar rrezikun për shëndetin e tyre.“Tashmë jeni në dijeni për situatën që pa kalon vendi që nga marsi i këtij viti (2020) pas paraqitjes së Pandemisë, Policia e Kosovës nuk është ndal asnjë minutë deri tani, dhe atë me orar dymbëdhjetë (12) orësh, me rrezik permanent për shëndetin e tyre, gjë të cilën veç tashmë kemi filluar edhe të ndjejmë ne dhe familjet tona. As këtu s’kemi përkrahje edhe përkundër pakos prej 300 eurosh që marrin punonjësit e shëndetësisë ajo nuk është për pjesëtarët e policisë së Kosovës. Kemi kërkuar pagesën e udhëtimit, sepse kemi udhëtuar gjatë, kemi kërkuar pagesën e një shujtë për ushqim dhe përpos premtimeve që do paguajnë akoma pa gjë konkrete”, thuhet në kërkesën e SP.

Në fund të letrës, “kërkohet që kërkesat të rishikohen pasi janë domosdoshme për mirëqenien e familjes, ndërkaq thuhet se pakënaqësitë janë të mëdha te zyrtarët policorë, dhe natyrisht që nuk do përjashtohet asnjë veprim në të ardhmen”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit