Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, është kërcënuar me jetë. Afër shtëpisë së tij ka edhe prezencë policore.
Se Bahtiri është kërcenuar me jetë e kanë konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.
“Prokuroria Themelore e Mitrovicës njofton opinionin se bazuar në informatat dhe të dhënat e pranuara në adresë elektronike nga ankuesi – kryetari i Mitrovicës së Jugut A.B., Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka autorizuar hetuesit policorë të ndërmarrin veprime hetimore mbi dyshime të “Kanosjes, shantazhit dhe detyrimit” ndaj të njëjtit.
Prokuroria Themelore e Mitrovicës, njofton opinionin se si rrjedhojë e kërcënimeve ndaj kryetarit të Mitrovicës së Jugut A.B., është vlerësuar e nevojshme prezenca policore në vendbanimin e ankuesit”, kanë deklaruar Prokuroria.