-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kërcënon pasardhësi i Millosheviçit: Në Kosovë mund të ndizet zjarri, vështirë mund të shuhet më vonë

Rekomandime

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, është deklaruar për zhvillimet e fundit në Kosovë, lidhur me votat e ardhura nga Serbia, si pasojë e të cilave mbi 20 zyrtarë të KQZ-së kërkuan ndihmë mjekësore.

- Advertisement -

Shefi i diplomacisë serbe tha për ‘Tanjug” se “manipulimet e fundit që po përdoren nga shqiptarët nuk do të thotë se ata duan të dëbojnë vetëm Listën Serbe nga Parlamenti, por duan ta dëbojnë tërë populli serb në ilegalitet”.

“A thua emisarët e shumtë ndërkombëtarë që do të vijnë në Prishtinë dhe Beograd, do të qëllojnë me grusht mbi tavolinë dhe të vendosin rend te politikanët e Prishtinës, që përfundimisht të ndalojnë ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme ndaj popullit serb? Sepse kur të ndizet zjarri, vështirë mund të shuhet më vonë”, tha Daçiq.

Ai tha se “ka ardhur koha që bashkësia ndërkombëtare ta kuptojë seriozisht paralajmërimin e Presidentit serb Aleksandar Vuçiq se jemi afër një problemi dhe kërcënimi i paqes dhe stabilitetit në Kosovë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit