1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kërkesa e Borell dhe Lajçak është kundër Kushtetutës së Kosovës

Rekomandime

Dje delegacioni i Serbisë ka përfunduar bisedimet dypalëshe me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, u diskutuan tema të tjera urgjente, energjia, drejtësia, çështja e të pagjeturve, liria e lëvizjes.

“Ne kemi ardhur për të biseduar dhe jemi absolutisht të gatshëm të bisedojmë me Prishtinën. Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu. Tani konstruktiviteti i tyre është në provim dhe nëse bisedimet e drejtpërdrejta do të zhvillohen tani varet ekskluzivisht nga Prishtina. Ne erdhëm në Bruksel pas BE-së Thirrja për sot po diskutojmë për formimin e asociacionit, siç është paralajmëruar në deklaratën e BE-së të 30 shtatorit”, ka bërë të ditur delegacioni i Serbisë.

- Advertisement -

Lidhur me këtë insistin të pales serbe për asociacionin, analisti politik Skënder Mulliqi ka deklaruar se nënshkrimi i marrëveshjet së Asociacionit nga Thaçi dhe Mustafa na ka bërë telashe të mëdha, gjë e cila edhe është shndrruar në marrëveshje ndërkombëtare.

Mulliqi shtoi se BE dhe Amerika, janë për t’i zhvilluar marrëveshjet pikërishtë për asociacionin.

E kam theksuar edhe në shkrimet e mëparshme se nënshkrimi i marrëveshjes së Asociacionit në Bruksel nga Thaçi dhe Mustafa na kanë bërë telashe të mëdha, kur dihet se marrëveshja si e tillë është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës me shumicë votash. Dhe dihet se çdo marrëveshje e nënshkruar që nuk bënë pa e theksuar shndërohet në marrëveshje ndërkombëtare. Kushtetuta e Kosovës e ka dhënë mendimin se marrëveshja bie ndesh me 21 nene, por që duket se BE-ja por edhe Amerika janë për t’i zhvilluar bisedimet me palën serbe pikërisht për variantin më të keq për shqiptarët, siç është Asociacioni jashtë asociacionit legjitim të Kosovës”, tha ai.

- Advertisement -

Tutje ka potencuar se pranimi i këtij asociacioni bie ndesh mbi parimet bazë, madje sipas tij, nëse realizonet një plan i tillë dhe nën trysnin e Lajçak dhe Borrel, atëherë Kosova do të dëmtohet shumë.

“Pranimi i asociacionit monoetnik bie ndesh mbi parimet bazë, kur dihet se Kosova është shpallur shtet multietnik. Por, struktura e BE-së në krye me Lajçak dhe Borell janë duke kërkuar nga pala jonë që të vihet në tavolinë tema e Asociacionit, që në një të ardhme është ndarje mbi baza etnike, apo një Republikë Serbe në Kosovë. Nëse realizohet një plan i tillë nën trysninë e fortë të faktorit ndërkombëtar, atëherë Kosova po dëmtohet aq shumë sa nuk kemi mundësi më të flasim për shtet funksional dhe të pa prekshëm në kufijtë e saj shtetëror”, shtoi ai.

- Advertisement -

Më tej ka thënë se ka edhe tema të tjera që duhet diskutuar, por mbi të gjitha është asocacionin gjë që e ka Serbia synim, dhe nëse e arrinjnë këtë, atëherë do të jetë afër formimit të Serbisë së Madhe.

“Edhe temat ato për energjinë, drejtësinë dhe çështjën e të pagjeturve si temë e rëndësisë së madhe që është, duhet diskutuar, por tema e Asociacionit është mbi të gjitha temat tjera, ku edhe e ka synimin të realizon Serbia. Nëse Serbia arrinë që ta marrë këtë sihariq të madh të shprehëm kështu, atëherë është shumë afër të formimit të Serbisë së Madhe, të cilën gjë nuk arriti ta realizon me luftë Millosheviqi. Është për të na çuditur fakti se si faktori ndërkombëtar bukur shumë po vepron me dy arrshina, duke i bërë presion më shumë Kosovës se Serbisë, thua se ne kemi qenë agresoni, thua se ne po e kërcënojmë me luftë Serbinë, e jo që ajo parreshtuar është duke na kërcënuar së bashku me rusët me luftë afër kufirit në veri të vendit”, tha Mulliqi.Mulliqi ka theksuar më tej se duke e pasur parasysh që në pyetje janë dhënia e terriotoreve, nuk duhet dorëzuar nga asnjë presion.

“Pala e Kosovës nuk duhet të dorëzohet nga asnjë presion, se në pyetje janë dhënia e territorit më të begatshëm të Kosovës. Nuk do të duhet që të pranojmë një tjetër padrejtësi të madhe historike. BE-ja sikur po e pranon deklarimin e ish presidentit të Serbisë, Boris Tadiç, i cili kishte thënë se “nuk ka logjikë që shqiptarët të përfitojnë të gjitha, kurse serbët të mbesin duar thatë”. Kjo logjikë shoviniste serbe sikur po pinë ujë te bashkësia ndërkombëtare, të cilët po harrojnë se Serbia na ka neve borgj territore, e sikur neve po na konsiderojnë borgjli të përhershëm të Serbisë gjenocidiale, të cilën edhe sot po e drejtojnë pinjollet e Sheshlit dhe të Millosheviqit”, shtoi ai.

Tutje është shprehur se jetëgjatësia e Qeverisë Kurti do të jetë e varur nga kjo temë.

Sipas Mulliqit, pala e Kosovës ka hyrë në bisedimet e pa përgatitur, dhe lejuan që bisedimet të marrin karakter politik.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit