1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kërkesa e Gani Gecit për Qeverinë pas ftesës nga Specialja: Më mbuloni shpenzimet si Sylejman Selimit dhe të tjerëve

Rekomandime

Gani Geci i LDK’së, sot ka bërë të ditur se është ftuar për intervistim nga Prokurori i Specializuar në Hagë.

- Advertisement -

Geci në Facebook ka shkruar se nuk do të angazhojë avokat e se në Hagë do të shkojë në muajin shtator.

Ai thotë se do të përgjigjet ftesës dhe të gjitha pyetjeve të prokurorisë, megjithatë, shton se ende nuk e di se në çfarë cilësie është ftuar.

Anëtari i LDK’së, ka shtuar se pas kthimit nga Haga do të paraqes kërkesë për t’ia mbuluar shpenzimet në Qeveri.

- Advertisement -

“Pasi të kthehen nga Haga nëse do të kthehem Qeverisë së Republikës së Kosovës do t’ia paraqesë kërkesën që të mi mbulojë shpenzimet mia njëjtë si Sylejman Selimit dhe të tjerëve. Qeveria është e obliguar me ligj qe ti mbulojë shpenzimet të gjithëve njësoj”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit