4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kërkesa e PDK-së për hetimi parlamentar, vjen thirrja e analistit për deputetët

Rekomandime

Analisti dhe njohësi i çështjeve politike në vend, Blerim Vela, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë një koment rreth zhvillimeve të fundit në vend.

Ai fillimisht tregon se grupet parlamentare të LDK-së dhe opozitë thonin se me votimin e suksesshëm të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë shkëputet secila lidhje mes qeverise në detyrë dhe Kuvendit.

- Advertisement -

Gjersa lidhur me kërkesën e PDK-së, ai shton se grupi parlamentar i PDK-së duhet të sqarojë se si do të mund të realizohet hetimi parlamentar në këto kushte

Me tej ai ka bërë pyetje për deputetët se pse nuk ftojnë seancë të jashtëzakonshme për të mbajtur interpelancë edhe me ministrat përgjegjës.

Kujtojmë se deputetja e PDK-së ka kërkuar sot që të krijohet komision i posaçëm parlamentar për rastin tragjik në Qendrën Studentore

- Advertisement -

Ja shkrimi i tij:

Grupet parlamentare te LDK dhe opozites thonin se me votimin e suksesshem te mocionit te mosbesimit ndaj qeverise shkeputet secila lidhje mes qeverise ne detyre dhe Kuvendit. Kjo nenkuptonte qe anetaret e qeverise nuk mund te merrnin pjese me ne seancat plenare dhe komisionet parlamentare qe te prezantonin projektligje apo te pergjigjeshin pyetjeve parlamentare.

- Advertisement -

Atehere grupi parlamentar i PDK duhet te sqaroj se si do te mund te realizohet hetimi parlamentar ne keto kushte qe synon te percaktoj pergjegjesine qeverise dhe ministrise ne rastin e vdekjes tragjike te riut ne qendren e karantines ne Prishtine. Nese tani kane nderruar mendje rreth “shkeputjes” se lidhjes mes Kuvendit dhe qeverise ne detyre, pse nuk ftojne seance te jashtezakonshme per te mbajtur interpelance me ministrat pergjegjes.

P.S.: Udheheqja e komisioneve hetimore parlamentare behet cdohere nga opozita por jo nga grupi parlamentar qe e ka inicuar (neni 10.1). Nese arrin te zgjedhet qeveria e PANdemise do te mund te jemi ne situaten e pazakonte qe komisioni do te duhej te udhehiqet nga LVV ne opozite per te realizuar kete hetim parlamentar.

Per me teper, nese Gjykata Kushtetuese vendos qe vendi duhet te shkoj ne zgjedhje si rrjedhoj e votimit te mocionit, atehere komisioni hetimor nuk mund te krijohet nga kjo perberje e Kuvendit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit