16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kërkesë e re/ 200 euro për çdo punëtorë të sektorit privat

Rekomandime

Oda Hotelerisë dhe Turizmit, me një reagim në rrjetin social Facebook, kanë kërkuar nga 200 euro për punëtorët e sektorit privat, krejt kjo erdhi pasi që dje ministri i Financave, Hekuran Murati, njoftoi se nuk do të ketë ndarje të mjeteve financiare për punëtorët e këtij.

Sipas kësaj ode, kjo është një lojë e dyfishtë e qeveritarëve dhe një “pasqyrë” e keqe për Qeverinë.

- Advertisement -

Ata thanë se institucionet duhet të bëjnë diçka edhe për sektorin privat, pasi që ky sektor është “mbështetësi” më i madh i buxhetit të shtetit me mjete financiare.

Ata e quajtën si diskriminuese dhe të papranueshme mos gatishmërinë e institucioneve për të ndihmuar këtë sektorë.

“Ministri Murati dhe qeveria që ai përfaqëson nuk bëri tani e sa kohë asnjë ngritje page në sektorin publik edhe përkundër faktit të ngritjes së madhe të çmimeve dhe të faktit tjetër se ka buxhet të madh të pashfrytëzuar, e që një pjesë e madhe e tij është mbledhur nga sektori privat, e nga ana tjetër pikërisht ky ministër duke përdorur standard të dyfishtë kërkon nga bizneset që ato të ngritin pagat edhe pse të pambështetura nga shteti shumica prej tyre mezi mbijetojnë. Ministri Murati është dashur të ngit pagat në sektorin publik sepse ata janë shërbyes të shtetit dhe kështu do të bëhej model i mirë dhe mësim për bizneset. Ai dhe Qeveria kanë obligim ta ndihmojnë edhe sektorin privat sepse buxheti ka mbështetje të fortë nga puna dhe djersa e këtij sektori, prandaj OHTK me arsye kërkon që Ministri Muarti dhe Qeveria pa lojëra e kushtëzime t’i ndihmojë e mbështes të gjithë punëtorët e sektorit privat me së paku 200 euro deri në fund të vitit. Kujtojmë edhe njëherë Ministrin Muarti se diskriminimi i vazhdueshëm i sektorit privat nga institucionet e vendit është veprim qyqar dhe i papranueshëm. Ministri Murati dhe Qeveria janë për të ndihmuar e për të ofruar zgjidhje të pranueshme kur ka kriza e probleme ekonomike e jo për të bërë analiza jokompetente, të pabazuara në fakte po në paragjykime”, thuhet në reagimin e OHTK në Facebook.

- Advertisement -

E dje ministri i Financave Hekuran Murati bëri me dije se sektorin privat tani më e kanë ndihmuar me masa, dhe se nuk do të ketë ndarje të mjeteve financiare për punëtorët e këtij sektori.

- Advertisement -

“Masat po zbatohen, normalisht jo të gjitha për një herë ose për një muaj zbatohen. Për këtë ka një sekuencim njësoj sikur me pakon e prillit. Aktualisht formulari i aplikimit është i hapur për studentë, shumë shpejt do t’i trajtojmë edhe shtesat për punëtorët e ndërmarrjeve publike dhe për kategori të tjera. Sa i përket sektorit privat, çka kemi dashur të bëjmë si qeveri, ka qenë që të sigurohemi se ka një rritje permanente të pagave në sektorin publik. Pra t’i mbështesim punëdhënësit që t’u rriten pagat në mënyrë permanente. Sepse ne si qeveri kemi dhënë një mbështetje, por ajo ka qenë një mujore. Pra, në sektorin privat rritja e pagave duhet të vij nga punëdhënësi. Dhe këtë punëdhënësit kanë hapësirë, ne këtë e shohim nga niveli i qarkullimit edhe nga mbledhja e tatimit në fitimin e korporatave. Fitimi i korporatave është më i lartë se që ka qenë ndonjë herë, pra ka hapësirë që në sektorin privat kompanitë t’i rrisin pagat. Dhe ne si qeveri do të insistojmë në këtë”, tha Murati.

Madje Murati u kishte bërë thirrje bizneseve që vet të rrisin pagat në sektorin privat, pasi që sipas tij vazhdimisht Qeveria e ka mbështet këtë sektorë.

“U bëjë edhe një herë thirrje që kompanitë private ta shfrytëzojnë mundësinë që ofron qeveria për të mbështetur tre muajt e parë rritjen pagave, në mënyrë që t’i rrisin pagat edhe në sektorin privat, sepse ka hapësirë. Si qeveri kemi mbështetur sektorin privat edhe bizneset për të përballuar rritjen e çmimeve të energjisë elektrike. Si qeveri kemi ndarë subvencion prej 100 milionë euro për të mos lejuar që tarifat të rriten në mënyrë të papërballueshme. Sektorin privat e kemi mbështetur në vazhdimësi, dhe presim që edhe këto kompani të mos e shfrytëzojnë rastin vetëm të rrisin marzhat e tyre të fitimit siç kanë bërë deri tani, por që një pjesë të atyre fitimeve ta ndajnë edhe me ata që ua mundësojnë këtë fitim, me punëtorët në këtë rast”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit