0.7 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Kërkohet debat për idenë e Kurtit për mos notimin e nxënësve në ciklin e ulët

Rekomandime

Pretendenti për kryeministër nga radhët e partisë fituese të zgjedhjeve të 14 shkurtit, Vetëvendosjes, Albin Kurti ditë më parë përmes një postimi në Facebook, ka thënë se parasheh që në qeverisjen e tij të bëhet eliminimi i notave për klasët fillore të ulëta.

- Advertisement -

Ndërsa një ide e tillë, sipas njohësve të arsimit dhe ekspertëve të kësaj çështje në vend së pari duhet diskutuar e debatuar.

Jusuf Thaçi që udhëheqë Qendrën për Shërbime Psikologjike dhe Studime Sociale ENCOMPASS, e cila dallohet me Projektin Atomi, në një prononcim për IndeksOnline, ka thënë se në lidhje me këtë ndonëse nuk ka një qëndrim, duhet debat.

“Në lidhje me këtë temë nuk kam qëndrim, sepse mendoj që për këtë duhet debat”, tha shkurt Thaçin.

- Advertisement -

Në anën tjetër Rinor Qehaja, drejtor ekzekutiv i EdGuard Institute, tha për IndeksOnline se largimi i vlerësimin diferencial paraqet premtim elektoral për të cilin dyshon se do të mund të gjej zbatim të mirëfilltë.

Madje sipas tij kjo do të mund të ishte e mirë për vendet perëndimore mirëpo kjo nuk kupton që është relevante edhe për vendin tonë.

- Advertisement -

Siç ka thënë Qehaja largimi eventual i vlerësimit mund të reduktoj entuziazmin e nxënsve për mësim.

“Cikli fillor në arsimin parauniversitar dallon shumë me nivelet tjera, është përkushtimi më i madh i komunitetit të mësimdhënësve, prindërve dhe nxënësve që përkthehet tutje si cilësi më e mirë. Ky përkushtim është shumë i ndikuar nga procesi i vlerësimit – largimi eventual i vlerësimit mund të reduktoj entuziazmin e nxënësve për mësimnxenie”, tha Qehaja.

Siç ka theksuar tutje ai çfarëdo reforme që pritet e do të bëhet në arsim duhet të mendohet mirë para se të veprohet.

“ Shpresoj shumë që çfarëdo reforme në arsim të jetë e mirë analizuar dhe të mos anashkaloj reformat aktuale në zbatim, pikënisje e çfarëdo ndryshimi duhet të jetë sigurimi i llogaridhënies në sistem, kjo e fundit gjeneron edhe ngritje të cilësisë”, the Qehaja.

Ndryshe cilësia në arsim vazhdon të vlerësohet të jetë nën nivelet e dëshirueshme duke bërë që Kosova në paraqitjet dhe testimet ndërkombëtare të rangohen në mesin e vendeve që kanë cilësinë më të dobët në këtë fushë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit