-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kërkohet heqja e kushtëzimeve për regjistrimin e automjeteve

Rekomandime

Tash e shumë vjet institucionet e Kosovës i kushtëzojnë qytetarët e vendit të paguajnë tatimin në pronë dhe disa shërbime të tjera komunale për regjistrimin e veturave.

Deri para shfaqjes së virusit Covid-19 sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kanë qenë 150 mijë automjete të paregjistruara.

- Advertisement -

Pandemia ka ndikuar që ky numër të rritet edhe më shumë. Ndërkohë, ky kushtëzim në mënyrë direkte paraqet shkelje të të drejtave të njeriut të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Ministri Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu duke pranuar se numri i veturave të paregjistruara është në rritje, ka thënë se për t’u liruar qytetarët nga këto kushtëzime, kërkohet të bëhen ndryshime ligjore.

Po është fakt se një numër i madh i automjeteve në Republikën e Kosovës janë të paregjistruara.

- Advertisement -

Numri është rritur, në fakt edhe gjatë kohës së pandemisë, mirëpo rritja e këtij numri bëhet fjalë për automjetet që bëjnë regjistrime të rregullta që për shkaqe dhe arsye të njohura kanë mbetur edhe një numër i caktuar.

Për sa i takon numrit të automjeteve të paregjistruar si kontigjencë për gjatë viteve, ne me Bankën Qendrore të Kosovës dhe me kompanitë e sigurimeve, kemi filluar hartimin e një udhëzimi administrative me të cilin do ta rregullojmë këtë çështje dhe në momentin e parë që na krijohen kushtet dhe rrethanat do ta procedojmë”, deklaron Veliu.

- Advertisement -

Ai po ashtu ka thënë se për automjetet që kanë mbetur pa u regjistruar për shkaqe të pandemisë, MPBAP-ja po vepron me vendime të herë pas hershme, derisa shton se çështja e pagesave është e rregulluar me udhëzime administrative.

Kur po ka vështirësi po e zgjasim afatin e regjistrimit.

Nga një herë ka edhe mungesë për tabelat për shkak të furnizimit jo të mirë me tabela.

Nga një herë janë arsye të tjera, mirëpo, ne po veprojmë në kushte të pandemisë me vendime të veçanta në mënyrë që ta rregullojmë këtë çështje… Çështja e pagesave është rregulluar me udhëzime të ndryshme, me ligje.

Kështu që ne ndonjë rregull mund ta përjashtojmë, por pa ndryshime ligjore ne nuk mund të bëjmë më tepër”, thotë ai.

Derisa, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka thënë se asnjë prej këtyre kushtëzimeve për regjistrim nuk janë në kompetencën e kësaj ministrie.

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku për KosovaPress, thotë se sipas ligjeve në fuqi, respektivisht Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, është përcaktuar mënyrat e mbledhjes së detyrueshme të tatimit në pronë të cilat mund të ushtrohen nga organet kompetente.

Ai ka marrë në vlerësim numrin e tërësishëm të mjeteve motorike të siguruara dhe ka konstatuar se rreth 350 mijë qytetarë janë të kushtëzuar në procesin e regjistrimit të mjetit të tyre motorik.

Mazreku bëri me dije se me datë 24.06.2019 kanë paraqitur ankesë në institucionin e Avokatit të Popullit lidhur me shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut apo keqpërdorim nga autoritetet publike dhe lidhur me këtë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit