0.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kërkohet ndëshkimi i rëndë për VV-në dhe LDK-në, ja arsyeja!

Rekomandime

“Në vend se të akordohen për votimin në Kuvend të amendamenteve për ndryshimin e kushtetutës dhe të ligjit për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm nga populli, këta po përplasen për këtë pozitë se cilit subjekt politik duhet t’i takojë. Kjo është edhe një shkelje flagrante dyfishe e Kushtetutës”, thotë profesor, Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Profesori i njohur i së drejtës dhe njohës me përvojë i legjislacionit zgjedhor, Blerim Burjani, duke përcjellë situatën e krizës në të cilën po rrezikojnë ta fusin vendin Vetëvendosje dhe LDK, thotë se të dy partitë politike po paraqiten para qytetarit me dy fytyra mashtruese, prandaj sikur që u ndëshkua PAN-i në zgjedhjet e 6 tetorit, edhe VV dhe LDK duhet të ndëshkohen në zgjedhjet e radhës, kurdo që të mbahen ato.

“Kishte me qenë shumë korrekte që LVV dhe LDK ta ndërtojnë koalicionin ashtu sikur që ju kanë premtuar qytetarëve të Kosovës, pa e prekur pozitën e presidentit, për ta bërë pazare politike, por vetëm duke u marr vesh që të nxirren nga pluhuri i kuvendit, aty ku kanë mbetur amendamentet e gatshme për ndryshimin e Kushtetutës sa i takon mënyrës së zgjedhjes së presidentit, në mënyrë që ai vërtetë të jetë i pa varur dhe i zgjedhur nga qytetarët”, thotë Burjani.

Në këtë mënyrë, sipas Burjanit asnjë partie politike nuk i mohohet e drejta e nominimit të një kandidati që e sheh të arsyeshëm për të kandiduar dhe kërkuar votën qytetare, shembull që e kemi edhe në vendet fqinjë me Kosovën.

- Advertisement -

“Për mua është shumë e çuditshme dhe e pa pranueshme lufta e VV dhe LDK për një post jo partiak siç është rasti i presidentit, sepse ashtu e përcakton kushtetuta. Kjo po shihet se në Kosovë nu ka gjë tjetër nga këto parti politike përveç interesave personale dhe partiake. Kjo është e pa pranueshme për qytetarin, është dyfytyrësi dhe shumë fytyrësi që ka për qëllimi vrapin pas benefitieve personale dhe partiake. Për këtë arsye tani vendi po futet në krizë dhe nuk mundë të zgjidhet as kryeministri i shtetit. Kjo është një sjellje krejtësisht e pa pranueshme. Në vend se të akordohen për votimin në Kuvend të amendamenteve për ndryshimin e kushtetutës dhe të ligjit për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm nga populli, këta po përplasen për këtë pozitë se cilit subjekt politik duhet ti takon. Kjo është edhe një shkelje flagrante dyfishe e Kushtetutës”, shton profesor Burjani për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas tij, qytetarët duhet t’i qesin në peshore dhe këto dy subjekte politike, sikur ish partnerët e PAN-it, dhe t’ua japin vlerësimin meritor, ndëshkimin me votë në zgjedhjet e radhës.

- Advertisement -

“Për këtë arsye kaherë kam thënë se vetëdijesimi i qytetarëve duhet të ndodhë, duhet ta ndëshkoj me votë secilin subjekt politik që ka sjellje vetjake,për interesa personale të individëve apo partiake. Ose politika duhet ta ketë interesin e saj të sinqertë për qytetarin ose kjo duhet të ndëshkohet nga qytetarët sepse ne këtu po flasim për demokracinë dhe interesin e shumicës e jo të individëve dhe të disa njerëzve të pa pune që politikën dhe votën e qytetarit e shohin si rrogë e jo si interes i qytetarëve”, përfundon Burjani për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit