3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kërkohet që Lista Serbe të shpallet parti jokushtetuese

Rekomandime

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Vigan Qorrolli, ka kërkuar nga Prokuroria dhe KQZ-ja që Lista Serbe të shpallet jokushtetuese.

- Advertisement -

Analisti politik një herësh edhe profesor i së Drejtës Ndërkombëtare, Vigan Qorrolli, thotë se Prokuroria e Shtetit ka prova të mjaftueshme të iniciojë hetim penal lidhur me sigurimin joligjor të votave nga Serbia si dhe për rastin e helmimit të sotëm të ndodhur në KQZ.

Duke e parë këtë situatë, Qorrolli përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka kërkuar nga organet përgjegjëse që Lista Serbe të shpallet jokushtetuese.

Sipas Qorrollit, kjo duhet të bëhet pasi që siç është shprehur ai, Lista Serbe përveç që nuk e pranon rendin juridik të Kosovës, ajo po e shantazhon dhe po e helmon Kosovën me vrerin e Millosheviqin të viteve të ’90-ta.

- Advertisement -

Reagimi i plotë i Qorrollit pa ndërhyrje:

Shteti i Kosoves e ka raportin zyrtar te vezhguesve nderkombetar per zgjedhjet e 6 tetorit — ku thuhet troç se serbet kosovare jane intimiduar, shantazhuar dhe kercenuar — ne menyre qe t’ia japin voten e tyre nje partie te caktuar politike [Lista Srpska].

- Advertisement -

Gjithashtu, votat e serbeve kosovare qe jetojne ne Serbi, jane siguruar permes te njejtes metode.

Prokuroria e Shtetit ka baze te mjaftueshme juridike te inicoje hetim penal per sigurimin joligjor te ketyre votave dhe me rastin e helmimit te sotem te ndodhur ne KQZ — te kerkoje prane gjykates kompetente shpalljen si jokushtetuese te kesaj partie politike. Kjo per shkak se Lista perveç se nuk e pranon rendin juridik te Kosoves, e shantazhon dhe e helmon Kosoven me vrerin e Millosheviçit te viteve te 90’ta.

Per me teper keto vota jane sjellur ne Kosove nga Zyra nderlidhese e Serbise ne Prishtine — krejtesisht kunderligjshem, sepse Ligji per Zgjedhjet e Pergjithshme, nuk e lejon votimin neper ambasadat ose konsullatat e Kosoves. Nje zyre diplomatike e huaj, si ajo serbe ne Prishtine, nuk ka tager ligjor, te beje bartjen e votave ne menyre kolektive ne nje jurisdiksion te huaj — kompetent per mbajtjen e zgjedhjeve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit