1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Kërkohet tërheqja e Lutfi Hazirit nga kandidatura për kryetar të LDK-së, ja çfarë paralajmëron profesori

Rekomandime

Lutfi Hazirit i ka kaluar koha e tij politike

Zgjedhjet e 14 shkurtit përveç që nuk sollën fitoren për disa parti ato arritën të ju sollin humbjen më të madhe në historinë e tyre politike.

- Advertisement -

Është LDK-ja, partia që doli e treta nga lista e partive fituse duke pësuar kështu një “goditje” politike, shkruan “Bota sot”.

LDK-ja e gjendur në këtë situatë u ndesh me shumë kritika dhe arriti të sjellë dorëheqjen e Mustafës nga kreu I LDK-së.

Mustafa dha dorëheqje duke i lënë hapësirë tashmë kreut të radhës.

- Advertisement -

Zgjedhjet brenda LDK-së, do të mbahen më 14 mars, e që kandidatët për këtë post janë, Lutfi Haziri, Anton Quni, Lumir Abdixhiku dhe Besian Mustafa.

Këta kandidatë shpallën kandidaturën e tyre duke synuar kështu njëri nga ta të marrin “timonin” e kësaj partie.

- Advertisement -

Në lidhje me këtë temë, profesori Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që LDK-në e kanë kapur ethet e karrierizmit për përfitmet personale dhe kjo shihet edhe nga numri i katër kandidatëve për kryetar të kësaj partie.

Profesori thotë që Hazirit i ka kaluar koha e ti politike së bashku me Mustafën e Veliun nëse Haziri ia do të miren LDK-së, duhet të tërhiqet nga kandidimi i tij.

Sulejman Mehazi

“Se LDK-në e sotme e kanë kapluar ethet e karrierizmit e përfitimeve personale, shihet e vërehet qartë me shpalljen e katër kandidatëve për kryetar të kësaj partie. Po të bëjmë një pyetje sa normale dhe aq të logjikshme, se si është e mundur që kjo parti e autoritetshme të vijë deri në këtë situatë përçarëse?, në vend që të konsolidohen me kandidaturën e një personi të autoritetshëm para qytetarëve, ata shkatërrojnë LDK-në, vetëvetiu, duke u përçarë dhe më shume në katër klane kandidatësh për postin e kryetarit të kësaj partie? Si nuk e ka të qartë Lutfi Haziri se ka kaluar koha e tij politike që së bashku me Isa Mustafën e Agim Veliun kanë humbur autoritetin e tyre ndaj qytetarëve të Kosovës”, u shpreh profesori.

Profesori thekson më tej thotë që nëse asnjëri prej katër kandidatëve nuk tërhiqet ateherë për shkak votave të pamjaftueshme, asnjëri nuk do mund të bëhet kryetar i LDK-së.

Për fat të keq, LDK-ja është bërë parti e lakmive, shton më tej profesori.

“Nëse asnjëri prej katër kandidatëve nuk tërhiqet ateherë për shkak votave të pamjaftueshme, të ndara e të shkapërderdhura në katër anë klanesh, më 14 mars, asnjëri nuk do mund të bëhet kryetar i LDK-së. Më 14 mars nëse nuk zgjidhet kryetari i ri i LDK-së, atëherë dhe më keq do bëhet, apetitet e kandidatëve për kryetar të LDK-së prej katër mund të shtohen në gjashtë e shtatë. Për fat të keq, LDK-ja është bërë parti e lakmive dhe pasioneve karrieriste e jo për qytetarët e Republikën e Kosovës”, përfundoi Mehazi për “Bota sot”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit