-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kërkoj dorëheqjen e Thaçit, aktivisti boshnjako-amerikan ia bën bajat Bildt

Rekomandime

Aktivisti boshnjako-amerikan, i ka reaguar ashpër Carl Bildit, i cili në një shkrim të tij kishte thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duhet të jap dorëheqje pas propozim aktakuzës nga Prokuroria e Dhomave Speciale, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Bashkëkryesuesi i Këshillit Europian për Marrëdhënie të Jashtme, Carl Bildt, në një shkrim aurorial ka kërkuar që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të dorëhiqet nga pozita e tij, edhe pse aktakuza ende nuk është konfirmuar nga Gjykata Speciale, por vetëm është propozuar.

E ndaj Bildt ka reaguar ashpër aktivisti boshnjako-amerikan, Reuf Bajrović, i cili ka thënë se Carl Bildt ka kredibilitet zero në Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij, është Carl Bildt ai që do të duhej të hiqte dorë kur ai po pinte raki me Mladicin ndërsa gjenocidi ndaj Srebrenicës po ndodhte.

- Advertisement -

“Kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, kredibiliteti i Carl Bildt është zero. Ai duhet të hiqte dorë nga debatet ekstreme, sepse përderisa ai po pinte raki me Mladicin, gjenocidi po ndodhte në Srebrenicës”, ka aktivisti bosnjako-amerikan Reuf Bajrović

Ndryshe, ish-komandanti serb i Bosnjës Ratko Mlladi ishte dënua me burgim të përjetshëm nga gjykatësit pasi u shpall fajtor për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, ai kishte “përgjegjësi të madhe” për gjenocidin e më shumë se 8,000 burrave dhe djemve myslimanë të kryer në Srebrenicë më 1995.

- Advertisement -

Bildt ka shërbyer si i dërguar i posaçëm i Bashkimit Europian në ish-Jugosllavi nga qershori 1995, ka marrë pjesë në Konferencën e Paqes në Dejton, në nëntor 1995 dhe ka qenë Përfaqësues i Lartë për Bosnje dhe Hercegovinën nga dhjetori 1995 deri në qershor 1997, menjëherë pas Luftës së Bosnjës.

Nga viti 1999 deri në vitin 2001, ai shërbeu si i dërguar i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Ballkanin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit