Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur në rrugën “Xhavit Ahmeti” në lagjen Taslixhe.
Një person ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të personit me inicialet N.C., krejt kjo ka ardhur për motive të hakmarrjes.
Nuk raportohet për të plagosur nga kjo ngjarje dhe se i dyshuari kyresor është në arrati.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Metro Bajram Krasniqi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Sonte, më 28.04.2020, rreth orës 19:15, policia është njoftuar për një rast gjuajtje me armë në rrugë ‘Xhavit Ahmeti”. Njësitet policore i janë përgjigjur thirrjes, kanë dal në vendngjarje, kanë kontaktuar ankuesin dhe janë duke bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes, ku është gjetur një gëzhojë e armës”, ka thënë Krasniqi.