1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Këshilli Kombëtar i Sigurisë mbështet qëndrimin e Grenellit: SHBA kërkon të respektohet vendimi i Kushtetueses

Rekomandime

Qëndrimi i emisarit të Donald Trump, Richard Grenell, rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për dekretin e presidentit Hashim Thaçi e kanë shpërndarë Ambasada e SHBA’së në Berlin dhe Këshilli Kombëtar i Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përfaqësuesi Special Presidencial i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për dekretin e presidentit Hashim Thaçi me të cilin kishte nominuar Avdullah Hotin e LDK’së për kryeministër.

- Advertisement -

Grenell në reagimin e tij kishte thënë se vendimi I Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohet nga të gjithë dhe kishte paralajmëruar se mezi po pret që punojë me qeverinë e re.

Gjykata Kushtetuese foli. Për të siguruar paqen dhe stabilitetin dhe për të mbështetur integritetin e sistemit të drejtësisë së Kosovës- të gjithë duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës.

Mezi pres të vazhdoj punën time me njerëzit e Kosovës dhe qeverinë e tyre për të sjellë prosperitet, zhvillim dhe punë në rajon. ” kishte shkruar Richard Grenell.

- Advertisement -

Një qëndrim të tillë të Richard Grenell e ka shpërndarë fillimisht Ambasada e ShBA-së në Berlin.

E përveç Ambasadës e ka shpërndarë edhe Këshilli Kombëtar i Sigurisë (National Security Council).

- Advertisement -

Qëndrimi i Përfaqësuesit Special Richard Grenell për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Shtetet e Bashkuara bëjnë thirrje për të gjitha palët që ta respektojnë vendimin e Gjykatës”, thuhet në përshkrimin që NSC ia ka bërë reagimit të Grenell.

Një qëndrim të tillë të NSC e ka rishpërndarë edhe vetë Richard Grenell në llogarinë e tij zyrtare.

Gjykata Kushtetuese me Aktgjykimin e marrë të enjten i ka dhënë dritën e gjelbër dekretit të presidentit Hashim Thaçi për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Nisma për krijimin e Qeverisë së re të drejtuar nga Hoti do të fillojë pas publikimit të plotë të Aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit