Këshilltari i kryeparlamentarit Konjufca, Driton Tali, i ka reaguar ashpër kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili mbrëmë në një emision televiziv pati kritika të shumta për qeverinë Kurti.
Në një postim në Facebook, Tali ka aluduar se Haradinaj e ka të kryer vetëm klasën e parë, shkruan lajmi.net.
“Cili osht dallimi mes trenit e Ramushit? Treni i ka dy klasë e Ramushi veç njo”, ka shkruajtur ai.
Ndryshe, mbrëmë Haradinaj në një emision televiziv tha se aksioni në veri ia ka ulur autoritetin Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës duke aluduar se këta të fundit nuk mund të shkojnë më në këtë pjesë të Kosovës.