1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Këshilltari i Konjufcës ofron 10 mijë euro shpërblim për atë që i gjen një dokument

Rekomandime

Këshilltari i kryekuvendarit Konjufca, Driton Tali, ka bërë një ofertë publike prej 10 mijë eurosh derisa seanca e Kuvendit të Kosovës po vazhdon.

- Advertisement -

Ai ka nxitur historianët shqiptarë që të gjejnë ndonjë dokument i cili “Perandorisë Romake i referohet si Perandori Bizantine”.

Tali ka foruar një shpërblim prej 10 mijë eurove nëse një dokument i tillë gjendet.

“Jam i bindur që Greqia ju paguan miliona.” – thotë më tej ai.

- Advertisement -

Në fakt, emri “Bizant” ose “Byzantium” vjen nga qyteti ku u vendos kryeqyteti nga Konstandini [Perandori romak] pas lënies së Romës.

Për herë të parë si “Perandori Bizantine” përmendet në vitin 1557, ose 104 vjet pas kolapsimit të saj.

- Advertisement -

Statusi i plotë:

Ofertë Publike për historianët shqiptarë:

Gjene ndonjë dokument i cili Perandorisë Romake i referohet si Perandori Biznatike (apo Bizant ose në ndonje idiomë të ngajshme) derisa ajo ekzistoi, pra deri, me 29 maj 1453, kur Mehmeti i II’të e konkuroi.

Shpërblimi êshtë 10,000 euro nga unë.

Jam i bindur që Greqia ju paguan miliona.

PS: nëse nuk keni atëhere “shut the f*ck up” dhe referonju ashtu siç duhet asaj Perandorie (e cila të shumtën i kishte perandorët ilirë) me Perandori Romake (bënë edhe Lindore nëse e keni problem dallimin)!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit