5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Këshilltari i Konjufcës: Opinionistë në Kosovë paguhen direkt nga Serbia

Rekomandime

Këshilltari i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, ka lëshuar një tjetër sulm të papranueshëm dhe pa ndonjë provë ndaj gazetarëve dhe opinionistëve kosovarë duke thënë se “paguhen direkt nga Serbia”.

Nuk dihet se për kë e ka fjalën z. Tali, i cili punon në zyren më të rëndësishme të sistemit parlamentar demokratik në Kosovë.

- Advertisement -

Ai thotë se në një përfundim të tillë ka ardhë pas përcjelljes intenzive të debateve nëpër medie të Serbisë, përcjell Periskopi.

Te këto medie, ai vëren që ka kompleks “superioriteti” ndaj shqiptarëve, dhe në anën tjetër te shqiptarët analistë ka vërejtur “kompleks inferioriteti” ndaj serbëve.

Tali nuk ka argumentuar pretendimet e tij.

- Advertisement -

“E nëse kësaj ja shtojmë edhe ata që paguhen direkt nga Serbia për të bërë propagandë në interes të saj, atëhere kuptohet ma lehtë diskursi sidomos ai politik” – shkruan ai.

Statusi i plotë:

- Advertisement -

Duke i përcjellur intensivisht debatet nëpër mediet e Serbisë (sidomos ato televizive) shihet qartë se politikëbërësit dhe opinionkrijuesit në Serbi ende nuk janë shëruar nga kompleksi i superioritetit ndaj shqiptarëve, sidomos ndaj kosovarëve shprehin edhe racizëm të theksuar, me disa përjashtime të vogla.

Por edhe te shqiptarët (politikëbërës e opinionkrijues), te një pjesë e madhe, vërehet dukshëm kompleksi i inferioritetit ndaj Serbisë.

E nëse kësaj ja shtojmë edhe ata që paguhen direkt nga Serbia për të bërë propagandë në interes të saj, atëhere kuptohet ma lehtë diskursi sidomos ai politik (pa përjashtuar ato kulturore, ekonomike …) që po zhvillohet tash e sa kohë dhe iniciativat e ndryshme që po ndërmerren.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit