3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

“Këshilltari i Mbretëreshës” angazhohet kundër Kosovës për 195 milionë €

Rekomandime

Firma britanike, Fox Marble, ka përforcuar ekipin që do ta përfaqësojë ligjërisht në kontestin kundër Republikës së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

- Advertisement -

Rreth dy vjet më parë, Fox Marble nisi procedurat kundër shtetit të Kosovës në Arbitrazh si pasojë e pretendimeve për shkeIjen e të drejtave të saj si investitor i huaj në Kosovë.

Kompania, e cila prej disa vitesh tregton në berzën e Londrës, kërkon një kompensim prej 195 milionë euro nga Republika e Kosovës.

Për të arritur këtë qëllim, Fox Marble ka angazhuar në ekipin e saj ligjor avokatin e shquar britanik, Këshilltarin e Mbretëreshës, Simon Nesbitt. Këshilltari i Mbretëreshës është një titull i nderit, i cili në Mbretërinë e Bashkuar përdoret për të njohur avokatët britanikë për merita dhe kontribut të lartë në profesionin e avokatit.

- Advertisement -

Angazhimin e Nesbitt në rastin e 195 milionë eurove të pretenduara nga Fox Marble kundër Republikës së Kosovës, e ka konfirmuar drejtori i Fox Marble, Christopher Gilbert.

Gilbert e ka cilësuar si hap të rëndësishëm angazhimin e Nesbitt. Ka thënë se kompania beson fuqimisht në të drejtën e saj për rastin në Arbitrazh.

- Advertisement -

“Kompania dhe këshilltarët e saj vazhdojnë të besojnë fuqimisht në meritat e çështjes së Fox Marble prej 195 milionë € kundër Republikës së Kosovës. Ne mirëpresim emërimin e Z. Nesbitt QC në ekipin ligjor dhe presim fillimin e procedurave ligjore pas emërimit të afërt të panelistit të Arbitrazhit të Kompanisë”, ka thënë Gilbert.

Në janar të këtij viti, Fox Marble njoftoi të ketë angazhuar shërbimet e studios ligjore “Dentons CS Europe LLP” për rastin e Arbitrazhit.

“Fox Marble, kompania e përqendruar në guroret e mermerit në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit, është e lumtur të njoftoi se ka angazhuar shërbimet e Dentons CS Europe LLP (“Dentons”) për të vepruar në emër të kompanisë në pretendimet e saj prej 195 milionë euro kundër Republikës së Kosovës, të shpallur më 4 shtator 2019″, thuhej në njoftimin e Fox Marble.

“Dentons CS Europe LLP” është njëra nga studiot më të mëdha ligjore të botës në fushën juridike, me numrin më të madh të të punësuarve. Po ashtu, kjo firmë ligjore është e gjashta në botë për nga të hyrat financiare.

Historiku i kontestit mes Fox Marble dhe Republikës së Kosovës ka nisur më 4 shtator 2019, kur kompania britanike nisi procedurat e arbitrazhit kundër Republikës së Kosovës në vlerën prej 195 milion €, si rezultat i dështimit të shtetit për të mbrojtur të drejtat e Fox Marble mbi Guroren e Maleshevës.

Fox Marble beson se Qeveria e Kosovës ka bërë shkelje të përgjegjësive të saj ndaj kompanisë si investitor i huaj në Kosovë.

Në shtator të vitit 2019, Insajderi kishte zbuluar se pjesë e kompanisë Fox Marble është edhe ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

Lushtaku, asokohe i kishte thënë Insajderit se ka ndihmuar kompaninë britanike në rastin e kontestit që ajo ka pasur mbi guroren e Malishevës. Ndërkaq, Chris Gilbert kishte thënë se Lushtaku është “këshilltar i besueshëm” i kompanisë.

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, kishte deklaruar se ai nuk ka vendosur për dërgimin e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, ndonëse kishte paralajmëruar institucionet e Kosovës se kanë penguar investimet e kompanisë britanike.

“Unë i kam paralajmëruar institucionet e Kosovës se kompania angleze ka investuar në Kosovë dhe se ata janë duke i penguar investimet e saj në Kosovë. Kompania është e Fox Marble dhe ajo ka të drejtë; këta e kanë zhvatur ‘Foxin’ – Naim Rrustemi, se tjetër kënd nuk njoh”, kishte thënë Lushtaku.

“Ata [firma Fox Marble Holdings, v.j] më kanë thirrur dhe më kanë thënë që ne jemi të pafuqishëm në Kosovë, do të thotë ligjet në Kosovë janë në dëm të kompanisë dhe se ata janë të detyruar ta dërgojnë çështjen në Arbitrazh”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit