8.2 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Këshilltari i ministrit të Mbrojtjes me deklarim të quditshëm: Kosovë-Serbi 1-1, Fatoni do të kthehet në Kosovë pa asnjë therr në këmbë

Rekomandime

Vrasja e policit serb dje në Loznicë dhe plagosja e një tjetri padyshim se do të përdoret politikisht nga Serbia.Të njëjti veçse kanë filluar që dje “fushatën dezinformuese kinse për një sulm të mundshëm terrorist”.

- Advertisement -

Ata kanë shkuar edhe më larg duke u munduar që rastin e djeshëm ta lidhin me atë çfarë ndodhi në Banjskë.

Por dikush nga zyrtarët e Qeverisë së Kosovës ka vendosur që të flasë pak më tepër se të tjerët.

Është pikërisht këshilltari i njërës prej ministrive më të rëndësishme në vend, atë të Mbrojtjes që sic duket nisi të “zë bastore” me situatën e krijuar në Serbi.

- Advertisement -

Këshilltari i ministrit të Mbrojtjes, Rabit Konjufca tha se situate e djeshme në mes Kosovës dhe Serbisë është 1 me 1.

Duke shkuar edhe më tej ai nxiti konspiracione kinse Faton Hajrizi i dyshuar për vrasjen e policit serb do të kthehet në Kosova pa asnjë therrë në këmbë.“Pastaj do të filloj gara e kushtëzimit të ekstradimit të Radojiciqt në Kosovë me ekstradimin e Fatonit në Serbi”.
Ai madje tha se kjo është prognoza e tij pa bastore.

- Advertisement -

Ndryshe Faton Hajrizi vazhdon të jetë në kërkim që nga arratisja et ij nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik.Pas ngjarjes së djeshme ku në vendin e ngjarjes ku u vra polici serb autoritetet serbe thanë se gjetën dokumentet e Artan Hajrizit (vëllait të Fatonit), ai vazhdon të kërkohet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit