1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Këshilltari i Obamës: Unë mund të mësoj shumë nga VV

Rekomandime

Ai ka punuar edhe për fushatën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, i cili fitoj zgjedhjet e 6 tetorit, ku u bë edhe kryeministër.

- Advertisement -

“Si një fëmijë emigrant nga Bronx u bë kameraman i Barack Obamës dhe Bernie Sanders, ndërsa tani ai po këshillon një politikan në shtetin më të vogël në Ballkan”.

Kështu fillon një artikull i Profil, teksa shpaloset historia e Arun Chaudhary, menaxheri i fushatës së ish-presidentit amerikan, Barack Obamës.

Ai ka punuar edhe për fushatën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, i cili fitoj zgjedhjet e 6 tetorit, ku u bë edhe kryeministër.

- Advertisement -

FOTO GALERI

Arun Chaudhary, shërbeu në fushatën presidenciale të Presidentit Barack Obama për vitin 2008. Pas kësaj atij iu kërkua të bëhej videografi i parë zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, një pozicion që ai mbajti nga 2009-2011.

- Advertisement -

Ndërsa Obama mban me krenari ëndrrën amerikane, Sanders e deklaron atë të vdekur, sepse historia e ngritjes që Chaudhary e përjetoi vetë nuk vlen më për brezin e ri. Sepse jo të gjithë mund ta arrijnë majën nëse ai ose ajo nuk punon mjaftueshëm.

Chaudhary ka jetuar në Berlin që nga prilli i vitit 2020, shpërthimi i pandemisë së koronavirusit.

Tani, Chaudhary iu përkushtua një vendi me 1.8 milion banorë, Kosovës.

Në 14 shkurt, Vetëvendosje arriti atje 48 për qind të votave, një shifër që social demokratët në pjesën tjetër të Evropës mund vetëm ta ëndërrojnë. Për dy vjet, Chaudhary ka këshilluar Albin Kurtin, i cili së shpejti mund të jetë kryeministri i vendit.

Sipas Chaudhary, të dy u takuan në një konferencë në Greqi në vitin 2018.

“Ai u ul pranë meje dhe filloi të citonte filozofin francez, Pierre Bourdieu“. 

Kur të dy shkëmbyen numrat e tyre të telefonit, Chaudhary ende nuk e dinte se kush është saktësisht Kurti. Ai nuk e zbuloi deri vonë, atëherë kur e kërkoi emrin e tij në Google. 

FOTO GALERI

Një vit më vonë ai merr një telefonatë se a do të dëshironte të vinte në Kosovë për të mbështetur Kurtin në fushatën zgjedhore.

Chaudhary, i cili në atë kohë gjendej në Itali, hipi në aeroplan dhe erdhi për herë të parë në Prishtinë, kryeqyteti i një vendi të vogël Ballkanik që nuk do të ekzistonte sot pa SHBA-në.

Chaudhary e di se amerikanët janë jashtëzakonisht të popullarizuar atje.

“Në Uashington ata thonë për Kosovën që, ndryshe nga Lindja e Mesme, ne bëmë një punë të mirë atje“, tha Chaudhary. 

Për shkak të bombardimeve të NATO-s, presidentët e SHBA-së janë jashtëzakonisht të popullarizuar në mesin e shqiptarëve. Në Tiranë ekziston një statujë e ish-presidentit amerikan, Woodrow Wilson, rrugët e Prishtinës mbajnë emrat e Bill Clinton dhe George W. Bush. Vitin e kaluar, një liqen në Kosovë u emërua si Donald Trump.

Për të arritur sukses në politikën e jashtme, Trump kërkoi një zgjidhje të shpejtë të konfliktit midis Serbisë dhe Kosovës. Kurti, i ri në detyrë në atë kohë, refuzoi të hiqte tarifat ndëshkuese për Beogradin. Pas vetëm 51 ditësh, ai u rrëzua nga një mocion mosbesimi në parlament. Tani dihet që i dërguari special i Trump, ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, u bëri presion palëve. 

Në një mosmarrëveshje në Twitter me Grenell, Chaudhary në mënyrë demonstrative doli në krah të Kurtit. Ai postoi fotografi në Instagram të Kurtit pranë gruas së tij dhe vajzës së tyre të vogël: “Një foto portreti e familjes së parë në Kosovë“, shkruan ai poshtë.

Kur u pyet pse qëndron për Kurtin, ai thotë: “Sepse unë mund të mësoj shumë nga Vetëvendosje!” ose “Sepse ndonjëherë e lejoj veten të bëjë gjënë e duhur”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit