7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Këshilltari i Thaçit: Sveçla mendon se presidenti i jep llogari atij nga shkon dhe çfarë bën

Rekomandime

Adil Behramaj, këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas konferencës së sotme të ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

- Advertisement -

Sveçla ka hedhur dyshime se presidenti Hashim Thaçi mund ta ketë futur mbrëmë deputetin Behgjet Pacollin në Kosovë, teksa ka deklaruar se nëse Thaçi e ka takuar Pacollin, edhe ai do t’i nënshtrohet karantinës ose vetizolimit.

E, Behramaj ka thënë se Sveçla mendon se presidenti i jep llogari atij nga shkon dhe çfarë bën.

“Ushtrues Detyre është dhe mendon që presidenti i jep llogari kah shkon e çfarë bën, po me qenë përnjëmend ministër ky?! Në prerjen dhe heqjen e rrethojave e ka gjetur veten. Në këto tjerat po ma çon mallin e një kadeti të papërvojë policor”, ka shkruar Behramaj në Facebook.

- Advertisement -

Ai shtoi se Sveçla dhe të tjerë, sipas tij, janë fshehur nga drejtësia për 20 vjet.

“Por, kur Sveçla dhe soji i tyre po flasin tash për respektimin e ligjeve, të cilët si cuba politikë me precedentë penalë gati 20 vjet janë fshehur skutave dhe nuk i janë përgjigjur asnjëherë drejtësisë, epilogu këtu nuk ka fare moral politik”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit