Artan Murati, këshilltari i kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas lajmit se ajo ka qenë mbrëmë në iftar me Albin Kurtin.
Përmes një postimi në Facebook, Murati ka treguar se lajmi është i rremë dhe se fotoja është e nëntorit të vitit të kaluar.
Këtë ai e ka quajtur tendencë dashakeqe, derisa ka bërë thirrje që të mbahet distanca e të qëndrojmë në shtëpi.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Ju lutem mos bini pre e lajmeve krejtesisht te rreme. Kjo eshte nje tendence dashakeqe. Mbani distancen, rrini ne shtepi e perkujdesuni per veten dhe familjen tuaj.
Perndryshe, fotoja e ketij lajmi te rreme eshte e dates 14 nentor 2019.