0.7 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Amerika i telefonon Kurtit për zgjedhjet serbe të 3 prillit

Rekomandime

Këshilltari Special i Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet, ka njoftuar se sot pati një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Chollet ia përmendi Kurtit zgjedhjet e Serbisë që do të mbahen me 3 prill. Ndër tjera, diplomati amerikan falënderoi Kosovën për pritjen e afganëve në Kosovë.

- Advertisement -

Telefonatë fantastike me kryeministrin Albin Kurti. Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur për sovranitetin e Kosovës. Përpara kemi zgjedhjet e Serbisë në prill, u diskutuan rastet kur shtetet e OSBE-së i kane pranuar kërkesat e shteteve të tjera për t’u lejuar votimi fizikisht. Falënderoj Kosovën për bujarinë e saj që priti afganët”, ka shkruar Chollet.

Telefonata në mes dy diplomatëve është zhvilluar derisa Kurti gjendet në Munih për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë atje, ku i pranishëm është edhe delegacioni amerikan i prirë nga zv. Presidentja e SHBA-së, Kamala Harris dhe sekretari Antony Blinken.

- Advertisement -

Kosova ka refuzuar të lejojë mbajtjen e referendumit serb dhe për këtë mori edhe përkrahjen e SHBA-së.

Megjithatë, Kosova ra dakord të diskutohet rreth gjetjes së modalitetit të votimit në vend për serbet lokalë.

- Advertisement -

Lidhur me këtë çështje, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se për dallim nga referendumi, mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë nuk e prek sovranitetin e Kosovës.

“… ato (zgjedhjet) mund të zhvillohen edhe në territorin e shteteve të tjera, me marrëveshje apo pa marrëveshje, kur ndodh brenda hapësirave që gëzojnë paprekshmëri diplomatike… Ato janë organe politike që shprehin vullnetin politik jashtë territorit sovran. Sepse Serbia, rendi kushtetues serb, ekziston edhe po u mbajtën edhe pse s’u mbajtën ato”, ka thënë Hasani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit