-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Këshilltarja e Kurtit i reagon djalit të Thaçit: Je pipi i njeriut më të kërkuar nga Gjykata Speciale

Rekomandime

Një reagim jo i matur i djalit të presidentit Hashim Thaci, ka sjellë një gjest jo të matur edhe në kabinetin e kryeministrit në largim, Albin Kurti.

Këshilltarja e Kurtit, Fëllënza Podrimja ka thënë se Thaçi, për veprimtarinë e tij ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po kërkohet nga drejtësia ndërkombëtare.

- Advertisement -

Ajo përmes profilit në Twitter ka komentuar një fotografi të publikuar nga Endriti, i biri i presidentit Thaçi, i cili kishte postuar një fotografi ku shihet Thaçi duke prerë një pipë, i cili mbante fotografinë e kryeministrit Kurti.

“Pipi i njeriut më të kërkuar nga Gjykata Speciale, Hashim Thaçit, paska postuar në IG”, ka shkruar ajo në Twitter.

- Advertisement -

Gjykata Speciale është ndërtuar mbi pohimet e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, i cili kishte akuzuar UÇK-në për krime c ‘njerëzorë dhe trafikim të organeve. Hashim Thaci është më i përmenduri në këtë raport. Por atë nuk po e kërkon Gjykata, të paktën deri më tani nuk ka ftesë, sikurse kishte Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe bashkëpartiaku i Kurtit, Rexhep Selimi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit