2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Këshilltarja e Kurtit shkruan në Twitter se Baton Haxhiu është këshilltar i Thaçit, Presidenca: Kjo është propagandë

Rekomandime

Këshilltarja e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Fëllanza Podrimja e ka quajtur gazetarin Baton Haxhiu këshilltar të presidentit, Hashim Thaçi, derisa ka shpërndarë deklaratën e tij ku flet për amnisti të krimeve të luftës. Për këtë çështje kanë reaguar nga presidenca.

Podrimja ka shkruar në Twitter se edhe njëherë një këshilltar i presidentit ka dëshmuar se është i dobët, kur flet për çështjet juridike.

- Advertisement -

Ajo thotë se amnistimi i krimeve të luftës nuk mund të ndodhë.

“Edhe një herë një këshilltar i presidentit dëshmon se është i dobët kur vjen fjala te cështjet juridike. Aministia për krimet e luftës, apo krimet kundër njerëzimit nuk mund të ndodhë. E drejta ndërkombëtare e ndalon këtë. Një marrëveshje e tillë në mes të Kosovës dhe Serbisë do të ishte e pavlefshme”, ka shkruar ajo.

- Advertisement -

Ndaj kësaj deklarate të këshilltares së kryeministrit në detyrë të Kosovës, ka reaguar, këshilltari i presidentit, Artan Behrami.

Nga zyra e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit kanë deklaruar se një pretendim i tillë i këshilltares së Kurtit është propagandë.

- Advertisement -

“Ky njeri nuk është këshilltar i presidentit. Ajo cka ju jeni duke bërë është se po provoni që të tërhiqni vëmendjen nga skandali i këshilltarit të Kurtit, që e ka akuzuar UCK’në për krime të luftës, duke përdorur një koment të një gazetari që nuk ka asnjë lidhje me institucionet”, ka shkruar në Twitter, këshilltari i Thaçit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit