6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kështu i arsyeton Halil Thaçi punësimet familjare dhe të militantëve të VV-së në KEK

Rekomandime

Deputeti i VV-së, Halil Thaçi, ka folur lidhur me punësimet në KEK, ku emri i tij është përfolur shumë.

- Advertisement -

Ai ka thënë se ajo që ka ndodhur nuk ka të bëjë aspak me punësime familjare dhe se numri i madh i të pranuarve nga komuna e Obiliqit ka të bëjë me faktin se ekziston ligji që u jep përparësi personave nga kjo komunë të punësohen në KEK.

“Me të vërtetë është përfolur në media këto ditë emri im. Është diçka që ka marrë fund më 14 shkurt 2021.

Këto thashethemet që përflitet emri im dhe personaltieti im nuk ka të bëjë fare me emrin tim. Unë jam nga komuna e Obiliqit.

- Advertisement -

Dhe për herë të parë në histori të KEK supozohet një numër kaq i madh i banorëve të Obiliqit.

KEK operon në trojet e stërgjyshëve të atyre që janë punësuar. E sqaron edhe Ligji”, ka thënë ai në T7.

- Advertisement -

Ai tutje ka thënë se nuk ka lidhje familjare me asnjë nga të punësuarit.

“Aty janë tri mbiemra Thaci. Janë 170 familje në Obiliq me këtë mbiemër.

Të gjithë jemi të një gjaku. Vijmë nga Toplica.

Për 20 vite asnjë nga ta nuk është punësuar në komuna e Obiliqit në KEK.

Është e dobët kjo që po flitet kundër meje.

E kam treguar që e kam një motër të martuar në Hajvali me mbiemrin Gashi. Dhe emrat e tyre janë Driton, Driloni.

Valon Gashin nuk e kam as fis as farë. Nuk kam asnjë me mbiemër timin. Është e padrejtë që të sulmohem kaq shumë që banorët e Obiliqit po punësohen.

Ata jetojnë mes dy termocentraleve.

Sëmundjet me kancer janë më të mëdhatë në Kosovë.

Të keni parasysh diçka të tillë po linçoni të gjithë banorët e Obiliqit.

Do të flasë edhe nesër në Kuvend. Ka emra nga dega e LDK-së. Ka edhe nga e PDK-së si dhe ajo e AAK-së”, shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit